Hapet porti më i madh i Katarit

Emiri i Katarit, Sheik Tamim bin Hamad Al Thani, ka bërë hapjen e “Portit Ndërkombëtar Hamed”, i cili është porti më i madh në vend, raporton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë në mediat sociale të Ministrisë së Transportit dhe Komunikacionit të Katarit, thuhet se Sheik Tamim ka bërë hapjen e portit më të madh në vend “Porti Ndërkombëtar Hamed.”

Ministri i Transportit dhe Komunikacionit të Katarit, Casim es-Saliti, gjatë fjalës së tij në ceremoninë e hapjes tha se ky port ka arritur synimin e vetë-mjaftueshmërisë së Katarit në kuadër të vizionit kombëtar 2030. Saliti, theksoi se institucionet e lidhura me portin do të shndërrohen në qendra për prodhimin, konvertimin, përpunimin dhe mbështetjen e rezervave strategjike të resurseve natyrore.

Në një lajm të agjencisë zyrtare QNA të Katarit, bëhet e ditur se porti kishte filluar të funksionojë para dy muajve edhe pse nuk ishte bërë hapja e tij ende.

Thuhet se nga ky port ishin shkarkuar 49 mijë kontejnerë muajin e kaluar, gjë që kontribuoi në eliminimin e efekteve negative të krizës, e cila filloi me zbatimin e disa bllokadave nga disa prej vendeve arabe ndaj Katarit.

Nga vitet 2020-2021 planifikohet që të rritet kapaciteti i Portit Hamed, i cili ndodhet në një zonë prej 28.5 kilometra katrorë, ku do të shërbejë me një kapacitet prej 7.5 milion kontejnerësh në vit./ AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne