Haradinaj i vendos kusht Serbisë: Nuk e heqim taksën pa na njohur si shtet

Kryeministri Ramush Haradinaj ka thënë se taksa prej 100 përqindësh, e vënë për produktet me origjinë serbe, nuk duhet të hiqet derisa Serbia ta njohë Kosovën. Sipas kryeministrit vetëm me një qasje të tillë mund të arrihet njohja prej shtetit serb.

Në seancën e jashtëzakonshme të thirrur nga opozita për të diskutuar rreth skandaleve dhe dështimeve të Politikës së Jashtme, Haradinaj ka dhënë një afat kohor për taksën.

“Mendoj se derisa Serbia ta njohë Kosovën nuk duhet të hiqen taksat”, ka thënë Haradinaj, transmeton Gazeta Express.

“Pa një qasje të tillë është e pamundshme që të arrihet njohja e dyanshme, vijoi ai.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne