Haradinaj: Nëse s’ka marrëveshje taksa nuk hiqet deri më 2022

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë sot se nëse Serbia e “zvarrit” arritjen e një marrëveshje me Kosovën deri në vitin 2022, vit ky kur Serbia synon të hyjë në BE, atëherë taksa do të qëndrojë deri në atë vit në fuqi, raporton zëri.

“Nuk është qëllimi ynë që me taksën të bllokojmë dialogun. Serbia e ka për qëllim që ta zvarritë procesin e dialogut me Kosovën deri në vitin 2022 sepse atëherë pretendon të hyjë në BE e ne do ta mbajmë taksën deri më 2022, nëse s’ka marrëveshje deri atëherë taksa qëndron”, tha Haradinaj.

Ndërkohë i pyetur nëse ka marrë një “ultimatum” nga ana e SHBA-ve për heqjen e taksës për produktet serbe, Haradinaj ka thënë se përmes ambasadorit të SHBA-ve i është kërkuar kjo gjë.

“Qëndrimi i Departametit të Shtetit Amerikan tek Qeveria e Kosovës vjen përmes ambasadorit të SHBA-ve, ambasadori ka shprehur qëndrimin për perzullim të taksës, është qëndrim i tyre. Po, ky është qëndrim i tyre”, theksoi Haradinaj pas mbledhjes së Qeverisë.

I pyetur nëse ka “zbutur” qëndrimet e tij për heqje të taksës ai tha se “sikur të kishim sot një kontratë do ta kishim pezulluar këtë taksë për të mos e vazhduar këtë ‘cirk’ që po quhet dialog”.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne