Harta/Vazhdon zgjerimi në Tiranë, Durrës dhe Krujë

Ministria e Shëndetësisë raporton 8 raste të reja me koronavirus në 24 orët e fundit.

“Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 5 raste në Tiranë, 2 në Durrës dhe 1 në Krujë, kontakte të rasteve të mëparshme pozitive.” njoftoi MSH.

Nga fillimi i epidemisë janë kryer mbi 14 mijë testime molekulare dhe serologjike.

Deri më sot janë konfirmuar pozitivë  989 qytetarë me COVID-19. Prej tyre, rreth 79% janë të shëruar, njoftoi MSH.

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive është si vijon:
Tiranë 62
Durrës 50
Krujë 27
Shkodër 10
Berat 10
Kamëz 9
Fier 4
Elbasan 1
Mirditë 1
Korçë 1

/tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne