Hebrenjtë ortodoksë nuk lejojnë gratë që të luten

Mijëra hebrenj ortodoksë janë përpjekur ta pengojnë grupin liberal të grave cifute që të luten tek Muri i Lotëve, gjë që shkaktoi përleshje me policinë.

Gratë ishin mbledhur për 30 vjetorin e Murit të Grave, grup i cili pretendon barazinë e besimit në vendin më të shenjtë në të cilin hebrenjtë mund të luten, raporton AP.

Përvjetori përputhet me Ditën Ndërkombëtare të Grave.

Gratë kishin veshur veshjet të cilat i mbajnë besimtarët, ndërsa hebrenjtë ortodoksë konsiderojnë se ashtu mund të vishen vetëm burrat. Ato gjithashtu janë lëkundur duke u lutur derisa hebrenjtë ortodoksë i kanë pështyrë, shtyrë dhe fyer.

Policia është përpjekur që t’i pengojë në këtë dhe është arrestuar një i ri, sepse e kishte sulmuar një policë.

Qeveria izraelite në vitin 2017, nën presionin e partive ortodokse, ka hequr dorë nda planet të caktohet një pjesë për lutje në të cilën do të mund të luteshin edhe burrat edhe gratë.

Para Muri i Lotëve (Murit Perëndimor, siç njihet nryshe) ekziston një pjesë e madhe  për lutje të burrave dhe një e vogël për gratë

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne