Heqja e taksës ndaj Serbisë, Haradinaj: Albin Kurti po mashtron

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka reaguar pas heqjes së taksës nga Qeveria Kurti, taksë të cilën e kishte vendosur ai sa ishte kryeministër. Ai përsëri ka thënë se kryeministri Albin Kurti po mashtron dhe se nuk është ky reciprociteti që ai ka premtuar.

‘’Heqja e taksës 100% për Vuçiçin e Serbisë e Dodikun e Republikës serbe të Bosnjës, është nënshkrim i dhënë për të lejuar ripushtimin ekonomik e tregtar serb në Kosovë.’’, ka shkruar ai.

‘’Vendimi i Qeverisë i datës 21 nëntor 2018 vendosë taksën 100% në pikën 1, dhe po ashtu vendosë masat e reciprocitetit ndaj Serbisë në pikat 3, 4, 5, dhe 6 – të cilat sonte Kurti po mundohet t’ia shet popullit si “shpikje politike” e tij.

Në fakt, vendimi i sotëm i Qeverisë në largim është heqje e taksës 100% dhe mbajtje e masave të reciprocitetit që i vendosëm ne dikur, por assesi nuk është reciprociteti i plotë politik, ekonomik e tregtar që e premtoi Kurti dhe e votoi dikur Kuvendi me rezolutë!’’, shton Haradinaj.

Tutje ai tregoi se pse Kurti po mashtron dhe Kosova po humb nga ky vendim.

“Me këtë mashtrim, Kurti ia humbi përfundimisht Kosovës kapitalin politik të krijuar me taksën 100%, i cili ishte dizajnuar të përdoret në këmbim të marrëveshjes përfundimtare për njohje reciproke në kufijtë ekzistues mes Kosovës dhe Serbisë.

Harresa e tij kombëtare dhe shkurtpamësia e tij shtetërore ia përcaktoi edhe jetëgjatësinë e tij politike. Do ta mbajmë në mend përherë si kryeministër që ia çeli derën Serbisë së udhëhequr nga ish-ministri i Millosheviçit, pa nder, dhe pa kundërvlerë.’’

/ Ekspress

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne