HERO KOMBETARE APO HERO KRYQEZATASH?

Nga Azem Kovaçi

Te marresh dhe te shkruash disa rrjeshta ndryshe nga ato qe na jane mësuar nga Historiografia Shqiptare neper shkolla per ‘ikona’ siç eshte Peshkopi Pjeter Bogdani eshte tabu!

Figura te tilla jane te ‘paprekshme’ dhe gjithçka e kundert nga glorifikimi i tyre, pra qe i pershkruan ndryshe shihet si tradheti kombëtare dhe shkojne deri aty sa te kontestojne identitetin tend!.

Gjithesesi, ajo çfare me shtyu per te shkruar diçka sot per Peshkop Pjeter Bogdanin ishte vendosja e bustit te tij ne sheshin kryesore te qytezes se Krumes – Krahina e Hasit – pjese administrative e Qarkut te Kukesit.

Dy pyejtje do shtrohen A eshte me te vertete Pjeter Bogdani hero kombëtare? Apo eshte nje hero kryqezatash?

Pergjigjen e dy pyetjeve lart do ta merrni nga pershkrimi i shkurter i jetes se Pjeter Bogdanit si me poshte.

Bogdani lindi ne Gure te Thate te Hasit ne 1630, duke u frymezuar nga xhaxhai I tij Ndre Bogdani edhe ai ndoqi rrugen e teologjise se krishtere. U edukua ne Rome dhe gradualisht kthehet ne trevat e lindjes ku sherben si Peshkop i Prizrenit dhe Shkupit, nje pozite qe e merr nga ungji (xhaxhai) i tij Ndre Bogdani ne vitin 1679.

Historiografia Shqiptare e glorifikon per vepren e tij “Çeta e profeteve” dhe per ‘luften e tij per kombin dhe kontributin e tij kundrejt gjuhes shqipe’. Qe te jemi korrekt, askush ne bote nuk luftonte per komb ne shekullin e 17 sepse nocioni “Nacionalizem “nuk kishte lindur kështu qe kjo teze bie.

Bogdani si edhe per vet titullin qe kishte ‘Peshkop’ luftoi per fene e tij te krishtere. Qe ne 1685 siç pohon edhe Balkanologu Britanik Sir Noel Malcom ne librin e tij “KOSOVA NJE HISTORI E SHKURTER ” ne faqen 124
“Peshkopi i Shkupit, Pjeter Bogdani ne raportin e tij derguar Romes kishte pasuar te dhena te detajuara te garrizoneve Osmane ne Kosove, duke u shprehur se Novo Brdo ka per mbrojtje vetem 40 Jeniçer”.

Ne fakt, spiunazhet, raportet e Bogdanit drejte Romes korrespondojne pikerisht me rrethimin e dyte te Vienes ne 1683. Forcat Osmane siç dihet ishin thyer, dhe ne Europe ishte ndezur shpresa per perzenjen e Perandorise Osmane nga Europa dhe Ballkani me sakte. Kush me mire do te kontribonte ne kete kryqezate se Peshkopet si Pjeter Bogdani.

Ne vjeshte te 1689 forcat Austriake te udhëhequra nga Margrave Ludwig of Baden dhe Konti Italian Eneo Piccolomini futen ne Kosove. Objektivi ishte marrja e pikave strategjike te Kosoves dhe bregdetit te Adriatikut dhe shkuptja e territoreve nga Perandoria Osmane.

“Peshkopi Katolik menjehere nxitoi qe te mirepriste trupat Austriake .Ne nje leter korrespondence te shkruar nga nipi i Pjeter Bogdanit, prifti Gjin Bogdani thote qe ‘kur trupat fitimtare te perandorit tone (Austriak) mberriten, Pjeter Bogdani shkoi personalisht per ti takuar trupat Austriake dhe per ti keshilluar dhe ndaluar qe te mos plaçkisnin dhe te mos masakronin vetem te krishteret “.(ibid 144).

Keshtu Piccolomini e vazhdoi fushaten e tij deri ne Shkup dhe ushtria qe ai komandantonte nen urdherat e tij shkretuan gjithçka muslimane. Duke vrare dhe masakruar me mijera muslimane shqiptare civil te pambrojtur. Përveç masakrimit te mijera muslimaneve ato desekruan edhe kultet fetare, ata dogjen te gjitha xhamite e Shkupit dhe Medresene Isa Beu e cila u shkatërrua po ashtu plotesisht ne1689.

Me konfidence mund te thuhet qe me bekimin e Pjeter Bogdanit komandanti Piccolomini dogji Shkupin. Dukej qartë kjo lufte nuk ishte kombëtare por fetare. Per ta kuptuar se si ishte nje kryqezate e krishtere dhe jo lufte kombetare siç ka deshire ta pershkruaj historiografia shqiptare mund te permendim faktin se Bogdani si rralle here kishte bere nje aleancë të fuqishme me familjen sundimtare serbe Çarnojeviq dhe vet Patriarkun serb Arsinije.

Siç e pershkruan edhe Sir Malcolm “Shkupi padyshim ishte qyteti me i zhvilluar dhe me i pasur ne keto ane. Piccolomini duke pare qe nuk ishte i zoti ta mbronte Shkupin nga ushtrite Osmane qe mund te vinin, ai e dogji te gjithe qytetin’ (ibid 146). Sir Malcolm shkon me tej dhe artikulon qe “Piccolomini padyshim qe ishte konsultuar me Peshkopin Bogdani. Bogdani duket qartë qe ka luajtur nje role themelor ne organizimin e kesaj levizjeje pro-Austriake.” (ibid 148).

Ne fakt ‘triumfi’ ushtarak i Piccolominit nuk zgjati shume. Pasi shkretoi Shkupin, rruges per ne Prizren ai u semur nga murtaja dhe pak ditë me vone vdiq. ” Pjeter Bogdani i cili i kishte dhene ritet e fundit Piccolominit po ashtu u infektua nga murtaja. Ai u transportua per ne Prishtine tek disa doktore Austriake per trajtim me rigoroz por nuk mbijetoi. Pjeter Bogdani vdiq nje muaj ma vone se Piccolomini, pra me 6 Dhjetor 1689. Pjeter Bogdani u varros ne Xhamine e Sulltan Muratit te Pare (Xhamia Fatih) te cilen Austriaket bashke me Pjeter Bogdanin nje vit me heret e kishin konvertuar ne kishë dhe ja kishin dedikuar Jezuitit Francis Xavier” (Ibid 151).

Pune javesh, dhe me sakte ne Janar te 1690 forcat Osmane kthehen fuqishëm ne Kosove dhe rimarrin territoritoret nga Austriaket, te cilet bejne nje terheqje te rrufeshme dhe pa asnje luftim, me ta u arratisen edhe ato mercenar shqiptare te kryqezatave qe kishin ndihmuar ne gjakderdhjen e te pafajshmeve. Nen komanden e Vezirit te Madh Mehmet Koprulu, qe vinte prej nje nga dinastite me te medha shqiptare, beri qe forcat Osmane te korrin sukses te shpejt. Siç artikulon dhe Malcolm ” Ottomanet nen udheheqjen rigoroze dhe kompetente te Vezirit te Madh, formuan nje ushtri efektive. Nje ushtri e madhe Ottomane shume shpejt avancoi drejt Nishit dhe e rrethuan dhe ku brenda ditesh e rimoren nga forcat kryqezatave qe nuk donin me luften por arratine.

Ne fakt, kishin frike hakmarrjen kundrejt tyre nga muslimanet shqiptare per ato çfare kishin bere vetem pak muaj me pare! Ajo lufte kishte qene nje aleance fetare e krishtere. Si fakt te bashkëpunimit serbo ortodokso – katoliko shqiptare mund te permendimin arratisjen e këtyre gjakatareve drejte Austrise dhe Hungarise bashke me Patriarkun e kishes serbe Arsinije. ” Rreth 40 mije nen udheheqjen e Patriarkut serb Arsinije gjeten strehe ne Hungari. Nga keto qe mberriten deri ne Hungari kishte katolik sllavisht foles dhe katolik shqipfoles .” (Ibid 161, 162).

Ne lidhje me trupin e Pjeter Bogdanit, ka gojedhena qe eshte zhvarrosur nga Xhamia Fatih nje muaj pas rimarrjes se Kosoves nga ushtria Osmane, dhe trupi i tij eshte lene I pavarrosur diku ne nje shesh te Prishtines.

Bashke me vdekjen e Bogdanit u perhap edhe miti i tij sidomos nder ato te arratisurit. Per te mbajtur gjalle ndjeniat e kryqezatave dhe emrin e frymezuesit te kesaj kryqezate te viteve 1683-91, pra te Peshkopit Pjeter Bogdani edhe sot e kesaj dite e hasim me shume nder sllav emrin Bogdan dhe Bogdanoviç. Ato sllav dhe shqiptare te krishtere qe u arratisen nga trevat shqiptare ruajten emrin e Peshkopit Bogdani.

Siç u përmend me lart, figura si kjo e Bogdanit qe te ulen me kembe ne toke duhet ne rradhe te pare te kete sinqeritet ne rrethet akademike.

Ata ‘akademike shqiptare’ kur glorifikojne Pjeter Bogdanin dhe ‘etjen dhe kontributin e tij per komb’ ne fakt ato ne te vertete qajne dhe vajtojne deshtimin e kryqezates se frymezuar dhe organizuar nga Pjeter Bogdani, keta ‘akademike’ thjeshte fshihen nen petkun nacionalizmit dhe nocionit ‘komb’. Nuk permendin ansjehere masakrate e pargjakshme kundrejt shqiptarëve muslimane ne te cilat Peshkopi Pjeter Bogdani turperisht kontriboi, por bejne te kunderten, I thurin lozhe sikur ishte ‘shpetimtari’ i shqiptarëve. Keto jane paradokset e historiografise shqiptare fatekeqesisht, ku shume figura me te padrejte jane ‘heronje’ dhe shumë te tjera padrejtësisht jane etiketuar si ‘tradhetare’ te kombit.

A e meriton nje Peshkop qe nxiti gjakderdhjen te jetë hero kombëtare? Une them Jo! Dhe shume rehatshem mund te ballafaqohem personalisht apo virtualisht me çdokend qe konteston kete artikull dedikuar kryqezatorit Pjeter Bogdani.

Shtrohet pyetja – Çfare kontriboi me shume ai perveç nxitjes se kryqezatave gjakatare? Ne asnje nivel nuk eshte ‘gure themeli’ i gjuhes shqipe siç pershkruhet. Shqipja mbijetoi fale Perandorise Osmane dhe Islamit qe u bene barrier kunder asimilimit ne sllav dhe grek.

A e meriton qe ne emer te tij, Bogdanit te emerojme shtatore, sheshe dhe rruge! Une them se jo.

A duhet rishikuar Historiografia Shqiptare qe ne rrenje? Une them se po. Uroj qe se shpejti akademike dinjitoz shqiptare ti pervishen punes dhe te rishikojne historiografine tone te manipuluar. Ja kemi borxh brezave te rinj, qe te dijne historine Shqiptare ashtu siç ishte dhe eshte, me të mirat dhe te keqijat e veta.

Azem Kovaçi 27, Maj 2021

Referenca: Book of Professor Sir Noel Calcolm
‘Kosovo a short History’
Chapter 7: War, Rebellion and Religious Life 1580- 1680 : Chapter 8: The Austrian Invasion and the ‘Great Migration’ of the Serbs 1689-1690.
Pages , 124, 144, 148,151,161,162.
Published 1998, Macmillan Publishers Ltd, London. Great Britain.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne