Bota

Hetimi mbi vrasjen e Kashoggit, kryeprokurori saudit vizitë në Turqi

Prokurori kryesor shtetëror i Arabisë Saudite, Saud al-Mojab, do të udhëtojë për një vizitë në Turqi në kuadër të hetimit për vrasjen e gazetarit Jamal Khashoggi në konsullatën saudite në Stamboll.

Një burim anonim njoftoi se al-Mojab në Stamboll do të takohet me kryeprokurorin turk, Irfan Fidanm dhe do të vizitojë konsullatën e Arabisë Saudite.

Gazetari dhe kolumnisti i “The Washington Post” dhe bashkëpunëtor i gazetës “Al Watan”, që paraqet platformën kryesore të reformistëve sauditë, Jamal Kashoggi u zhduk më 2 tetor pasi kishte hyrë në kompleksin e konsullatës së Arabisë Saudite në Stamboll.

Burimet turke të sigurisë më herët konfirmuan se Kashoggi nuk ka braktisur ndërtesën e konsullatës, ndërsa në atë periudhë në konsullatë kanë qëndruar 15 shtetas sauditë dhe nëpunës që me fluturime të posaçme erdhën, e më pas e braktisën Turqinë.

Hetimi mbi vrasjen edhe më tej është në vazhdim, ndërsa detyra kryesore e hetuesve është gjetja e mbetjeve mortore të Kashoggit dhe vërtetimi i përgjegjësve për vrasjen.

Pas pohimeve disaditore se nuk dinë asgjë për fatin e Kashoggit, autoritetet e Arabisë Saudite të shtunën në mëngjes njoftuan se Kashoggi është vrarë gjatë grindjeve të pretenduar në konsullatë.

Policia turke edhe më tej zbaton masa maksimale të sigurisë rreth kompleksit të konsullatës saudite në Stamboll.

Burimi: AA

OPINIONE