Hezbollah paralajmëron Izraelin: Do të pendoheni

Me një video të publikuar, lëvizja libaneze Hezbollah e paralajmëroi regjimin Izraelit për çdo sulm ndaj territorit libanez.

Sipas agjencisë së lajmeve IRNA, në mesazhin e tij 1.13 minutësh, Hezbullah citoi edhe në gjuhën hebrenje fjalët e sekretarit të përgjithshëm të Hezbollahut, Seyyid Hasan Nasrallah se ‘Do të pendoheni nëse bëni arrogancë’. Mesazhi paralajmëroi kundër një sulmi të mundshëm të regjimit sionist kundër territorit libanez dhe u vu në dukje se në rast të një situate të tillë, Hezbollahu do të reagoj në një mënyrë të tillë që do të bëjë regjimin terrorist të pendohet.

Në këtë video u shfaqën pamjet nga lartë të objekteve bërthamore të regjimit racist të Izraelit dhe bazave ushtarake të tij si dhe luftëtarët e Hezbollahut dhe pajisjet raketore të tij.

Regjimi sionist ka pushtuar disa pjesë të Libanit për shumë vite dhe pas 18 vitesh, në vitin 2000 u detyrua të tërhiqet nga disa rajone. Ndërkohë, sulmi 33-ditor i Izraelit ndaj Libanit në vitin 2006 u mposht me rezistencën e luftëtarëve të Hezbollahut dhe kështu miti i pamposhtësisë së regjimit terrorist u hodh në mbeturinat e historisë.

Në muajt e fundit, zyrtarët sionist, veçanërisht zëdhënësi i ushtrisë pushtuese sioniste dhe ministri i luftës i regjimit sionist, kanë kërcënuar vazhdimisht me luftë Libanin dhe mesazhi i fundit i Nasrallahut përmban një përgjigje ndaj kërcënimeve të tyre.

Burimi : Rast Haber/ ML

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne