Hezbollahu, MEK-u, FETO, Hashim Thaqi, Kadri Veseli e Bardhi Guza qe arrestohet per nje llaf goje

Ne videon me larte Dr. Olsi Jazexhi dhe Gjergji Thanasi diskutojne luften me terrorizma qe bejne shqiptaret, amerikanet dhe izraelitet ne Ballkan.

– Diskutohet shpallja e Hezbollahut libanez si organizate terroriste nga qeveria e Avdulla Hotit dhe Hashim Thaqin ne Kosove ne date 23 qershor 2020. Analizohen arsyet pas ketij akti xhahil nga qeveria kosovare akt i cili nuk i sjell asnje te mire Kosoves.

– Diskutohet sesi ne date 24 qershor, nje dite pasi Hashim me Avdullahin shpallen terrorist Hezbollahun, sesi Gjykata e Hages ngriti akuza per krime lufte (bicim terrorizmi) kunder trimave kosovare qe shpallen Hezbollahin organizate terroriste nje dite me pare.

– Diskutohet lajmi i SHISH-it dhe Komunitetit Musliman te drejtuar nga sekti gylenist ne Shqiperi sesi 14 xhami nuk i binden gylenisteve – organizate e shpallur terroriste ne Turqi. Ekzistenca e 14 xhamive qe nuk i binden gylenisteve shihet si nje arritje e madhe e hoxhallareve dhe besimtareve shqiptare te cilet nuk duan te shoqerohen me organizata te shpallura terroriste gjetke. Flitet edhe per demin qe gylenizmi po i sjell marredhenieve te Shqiperise me Turqine.

– Ne fund flitet per nje leter qe organizata ish-terroriste e MEK-ut qe drejtohet nga plaka Maryam Rajavi, i ka cuar Ministrise se Brendshme dhe te Drejtesise ku kerkohet qe gazetareve Olsi Jazexhi dhe Gjergji Thanasi tu hiqet liria e mendimit dhe shprehjes, meqe keta kane botuar ne faqet e tyre letra te familjeve iraniane – qe i jane drejtuar kryeministrit Edi Rama. Keto familje kerkojne lirimin e femijeve te tyre nga kampi xhihadist i muxhahedineve dhe lejimin e tyre qe te komunikojne me familjet e tyre. Jazexhiu dhe Thanasi i apelojne antiterrorit, Ministrise se Brendshme dhe te Drejtesise qe te marrin te gjithe masat dhe ti mbrojne ata. Ne rast se Jazexhiu dhe Thanasi sulmohen apo vriten nga xhihadistet e MEK-ut, pergjegjesi do te mbajne edhe organet ligjzbatuese ne vend. Thanasi dhe Jazexhiu sigurojne MEK-un dhe komandanten e xhihadit Maryam Rajavi dhe zarat e saj xhihadiste qe strehoen ne Manze qe ata nuk do ndalojne se shkruari, shperndari dhe vepruar brenda lirive te ligjit dhe medias ne lidhje me MEK-un. Ata e sigurojne MEK-un qe ne nje vend te lire dhe demokratik liria e fjales eshte e shenjte dhe MEK-u nuk do te mund ti heshte dhe as trembe ata.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne