Hezbollahu njofton se një anëtar i saj humbi jetën në konfliktin me Izraelin

Lëvizja Hezbollah në Liban njoftoi se një pjesëtar i saj u vra në përleshjet midis ushtrisë izraelite dhe rajonit kufitar në jug të Libanit. Hezbollahu dha një deklaratë për anëtarët e saj që humbën jetën në konfliktin me Izraelin.

Në deklaratë thuhet se një anëtar i Hezbollahut i quajtur Ali Ahmed Bizzi “humbi jetën për Kudsin”. Numri i anëtarëve të vrarë të Hezbollahut në përleshjet me Izraelin që nga 8 tetori është rritur në 129.

Gjithashtu, në përleshjet humbën jetën 26 civilë libanezë, 5 civilë izraelitë dhe 9 ushtarë izraelitë./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne