Hezbullahu i Irakut: Amerika po mbështet ISIS

Zëdhënësi i brigadave të Hezbullahut të Irakut ditën e diele deklaroi Amerika me të gjitha kapacitetet e saj po mbështet grupin terrorist ISIS.

Sejed Husejni në një intervistë me kanalin televiziv Al-Mejadin, deklaroi se forcat e rezistencës do të vazhdojnë luftën kundër terroristëve të ISIS deri në shkatërrimin përfundimtar të këtij grupi terrorist. Më parë Xhavad Tajbavi, një prej komandantëve të forcave vullnetare popullore të Irakut “Hashd Sha’bi”, kishte deklaruar se Amerika synon të ruajë grupin terrorist ISIS në Irak. Grupi terrorist ISIS në vitin 2014, me mbështetjen financiare dhe ushtarake të Amerikës dhe aleateve të saj perëndimorë dhe arabë, sulmoi Irakun dhe pushtoi një pjesë të gjerë të territorit të këtij vendi./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne