“Hiqni policët apo do i merrni kufoma”, Sokolaj zbulon telefonatat e bandave me shefat e policisë

Gazetari Trashgim Sokolaj i ftuar në “360 Gradë” në Ora News zbuloi fakte tronditëse se si krimi arrin të mbyllë dosjet kriminale me telefonata.

SokolajNë Shkodër, deri para pak javësh, policia nuk hynte dot dhe një nga zonat ku policia nuk hynte dot ishte zona e grupit që u godit, me 11 personave të arrestuar. Ka informacione zyrtare që në Shkodër dhe qytete të tjera, kanë ndodhur ngjarje shumë të rënda. Efektivat e policisë kanë shkuar në vendngjarje për t’i dokumentuar, ndërkohë që janë telefonuar shefat e tyre dhe u kanë thënë do na i hiqni ata policët nga aty apo do t’i merrni kufoma. Kjo është prapaskena ku fiken kamerat. Kjo është mbështetja politike që ka policia në përballje me krimin.

Burimi: Tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne