Bota

Historia e Foutanga Babani Sissokos: Kur “xhindet” morën 242 milonë dollarë nga banka

Në jetë duhet të provosh çdo gjë. Ky është ndoshta një nga mësimet kryesore që sa më mirë ta kuptosh aq më mirë është. Ose të paktën këtë na dëshmon rasti Foutanga Babani Sissoko, një qytetar nga Mali në Afrikën Perëndimore që arriti të merrte 242 milionë dollarë nga një bankë e Emirateve të Bashkuara Arabe duke pretenduar se kishte fuqi magjike.

Rastin në fjalë e ka sjellë BBC, që i kushtonte një shkrim të posaçëm. Ngjarja nis në mënyrë thuajse banale me një propozim që “do të duhet të ishte kuptuar si mashtrim”.

Sissoko kërkon në gusht të vitit 1995 një kredi për makinë në Bankën Islamike të Dubait. Menaxheri bie dakord dhe Sissoko e fton për darkë. Kështu nisi.

Gjatë darkës Sissoko deklaroi se kishte fuqi magjike dhe I propozoi menaxherit Mohammed Ayoub që të sillte një shumë parash pasi mund ta dyfishonte.

Në dëshminë e Ayoub thuhet se ai çoi paratë dhe një burrë u shfaq nga një dhomë duke thënë se një xhind e kishte sulmuar. Ayoub u paralajmërua që të mos e mërziste xhindin dhe pas këtij momenti drita dhe tym u panë në dhomë. Ai dëgjoi dhe zërin e xhindit. Pastaj, qetësi dhe në fakt paratë ishin dyfishuar. Menaxheri u mahnit dhe me këtë rast edhe rrenu I grabitjes ishte hedhur. Nisur nga besim, menaxheri do t’i niste magjistarit të rremë, Sissoko 183 transferta parash në llogari të ndryshme në botë mes viteve 1995-1998. Në nëntor të vitit 1995, Sissoko ia doli të martohej me një punonjëse në Citibank në NewYork e cila ia lehtësoi atij transfertat. 100 milionë dollarë thotë BBC, akt për të cilin të dyja bankat më vonë akuzuan njëra-tjetrën. Vetë e ashtuquajtura grua mori 500 mijë dollarë për shërbimin e bërë, ndërkohë që magjistari duket se kishte disa gra në disa qytete të botës.

Sissoko krijoi një linjë ajrore, por në vitin 1996 do të bënte një gabim që do t’i kushtonte. Ai kërkoi të blinte dy helikopterë Huey, të cilët pajisen me armatim. Shpjegimi ishte se helikopterët duheshin për shërbime emergjente ambulance, por kjo nuk bindi kënd.

Ai u ndalua në Gjenevë dhe u ekstradua në SHBA. BBC-ja shkruan se lëvizja e diplomatëve për të ishte e jashtëzakonshme aq sa edhe një ish-senator, Birch Bayh deklaroi se I bashkohej grupit të mbrojtjes së Sissokos që u lëshua kundrejt një garancie record prej 20 milionë dollarësh.

Për mbrojtjen Sissoko dha si shpërblim makina Jaguar. Shpenzime marramendëse, veshje me shumë shije, por edhe kalime parash për shkolla, këto ishin lëvizjet e tij për të rritur nivelin.

Ndonëse në Majami u dënua me 43 ditë burg, Sissoko ia doli të pritej si hero në Mali, i qarkuar nga ideja e një pasurie që nuk mabronte. Në këtë kohë në bankën e Dubait nisën të dyshojnë se diçka nuk shkonte dhe menaxheri Ayoub u shqetësua pasi ai nuk po u përgjigjej më telefonatave. Ayoub deklaroi se kishte nisur 242 milionë dollar dhe për këtë u dënua me tre vjet burg dhe një seancë ekzorcizmi për t’u çliruar nga magjia e zezë e Sissokos. E pabesueshme.

Sissoko u dënua në mungesë në Dubai me 3 vjet burg dhe ushtrim të magjisë së zezë. Ai u shpall në kërkim ndërkombëtar.

Një gjykim ndaj tij kishte ndodhur edhe në Paris. Avokati i tij deklaroi se Sissoko ishte kokë turku për gabimet e Ayoub dhe se paratë e bankës kishin shkuar gjetkë, por gjykata nuk e pranoi këtë argument dhe e dënoi për pastrim parash.

Për 12 vjet, Sissoko ishte deputet në Parlamentin e Malit, mes viteve 2002-2014 dhe kështu kishte imunitet nga ndjekja penale. Në këtër vitet e fundi tai mbetet jashtë burgut, për faktin se Mali nuk ka marrëveshje për ekstradim me asnjë vend në botë. Në një intervistë për BBC-në ai pranon se dikur kishte patur një pasuri prej 400 milionë dollarësh

I pyetur për 242 milionët e famshëm, Sissoko që thotë se emrin e ka Sissoko Foutanga Dit Babani, shprehet se ajo është një histori e çmendur.

“Ky zotëria i bankës duhet të shpjegojë sesi i humbi paratë. E kam fjalën 242 milionë dollarë. Shiko, si mundet këto para të dilnin nga banka ashtu? Ky është problemi. Nuk është vetëm ky Ayoub që autorizon transfertat. Kur banka transferon para nuk është vetëm një person që e bën këtë. Janë disa”, thotë ai që shton se “tani jam i varfër”.

OPINIONE