“Historia e marrëdhënieve Turqi-SHBA, më e thellë sesa problemet aktuale”

Turqia dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) kanë zhvilluar marrëdhënie të mira përkundër një numri çështjesh mes dy vendeve, tha zëdhënësi i presidencës turke, Ibrahim Kalın, raporton Anadolu Agency (AA).

“Raportet SHBA-Turqi kanë një vend të veçantë”, tha Kalın në një pritje të mbajtur para konferencës së 37-të vjetore mbi marrëdhëniet mes dy vendeve, organizuar nga Bordi i Marrëdhënieve Ekonomike të Turqisë (DEIK), Këshilli i Biznesit Turqi-SHBA (TAIK) dhe Këshilli Amerikano-Turk (ATC), në Washington.

“Me ardhjen e presidentit Trump që vjen në pushtet, të dy presidentët kanë zhvilluar një marrëdhënie të mirë”, tha Kalın.

“Historia e marrëdhënieve midis dy vendeve është më e thellë sesa problemet aktuale”, theksoi zëdhënësi presidencial.

Duke deklaruar se të dy vendet janë përballur me një numër çështjesh gjatë dy viteve të fundit dhe kanë vazhduar t’i trajtojnë ato, Kalın tha se miqësia e presidentëve të të dy vendeve ka “luajtur rol të rëndësishëm” në parandalimin e shndërrimit të çështjeve në krizë.

“Ne kemi çështje për t’i trajtuar, pa dyshim, por mendoj se janë këto lloj platformash, takimesh dhe njerëzish si ju që mund të ofrojnë një vend dhe platformë për t’i trajtuar këto çështje në një mënyrë. Kjo bazohet në interesat, por edhe në vlerat dhe objektivat e përbashkëta”, shtoi Kalın.

Në mesin e pjesëmarrësve në pritje ishin edhe ministri i Mbrojtjes Kombëtare i Turqisë, Hulusi Akar, dhe ministrja e Tregtisë, Ruhsar Pekcan.

Këtë vit, Konferenca e 37-të Vjetore mbi marrëdhëniet SHBA-Turqi do të mbahet me temën “Kthimi në biznes: Mbajtja e partneritetit në kohë të vështira”.

Në evenimentin treditor do të diskutohen mënyrat për të arritur objektivin tregtar dypalësh prej 75 miliardë dollarësh.

Në shkurt, presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan dhe homologu i tij amerikan Trump ranë dakord të zgjerojnë më tej marrëdhëniet ekonomike, duke vendosur cakun prej 75 miliardë dollarësh në tregtinë dypalëshe./ AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne