Holanda dhe Franca kundër/ Merkel mendon planin B, shtyrjen e vendimit për negociatat

Dy ditë përpara mbledhjes së këshillit të ministrave të BE, nga ku varet fati i çeljes apo ajo çeljen e negociatave Shqipëri-BE mësohet se kancelaria Merkel është duke parë për një plan B.

Burime diplomatike nga Brukseli pohojnë se Merkel, e mërzitur me Francën dhe Holandën, është duke menduar për një rrugëdalje nga kjo situatë thënë ndryshe një plan B. Të njëjtat burime sqarojnë se Merkel mund t’i propozojë vendeve të tjera anëtare shtyrjen e vendimit duke qenë se s’ka konsensus për zgjerim në Këshillin Evropian.

Paraditen e të martës kancelarja Merkel në punimet parlamentare në Bundestag ka kërkuar të mos ketë diskutim për Maqedoninë dhe Shqipërinë duke qenë se kundërshtia e Francës dhe Holandës e bën të pamundur vendimmarrjen në datë 28.

Teorikisht sot ishte parashikuar votimi i Bundestagut për hapjen e negociatave mes Maqedonisë dhe Shqipërisë me BE.  Burime nga parlamenti gjerman bëjnë me dije se Merkel ka thënë se në këto kushte kur Franca dhe Holanda janë kundër hapave të mëtejshme të zgjerimit, mbledhja e datës 28 e ka të pamundur një vendimmarrje.

Në konflikt të hapur me Macron mbi fatin e zgjerimit, kancelarja gjermane po mendon që diskutimi për Maqedoninë dhe Shqipërinë mund të shmanget tërësisht nga agjenda e mbledhjes se këshillit, për aq kohe sa nuk ka konsensus të të gjitha vendeve anëtare nëse Bashkimi Europian duhet të vazhdojë zgjerimin, apo më parë të reformojë veten.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne