Shqiperia

Holanda flet hapur, zbardh kushtin për negociatat

Vendi më skeptik për hapjen e negociatave me Shqipërinë, Holanda është faktori që po flet më hapur se çfarë duhet të bëjë qeveria për të përfituar dritën jeshile nga Bashkimi Europian. Nuk lidhet as me esadistë dhe as me dallgë siç përpiqet ta justifikojë kryeministri, por me detyra të qarta që duhen përmbushur. Ndëshkim zyrtarëve të nivelit të lartë dhe një reformë në drejtësi jo për sy e faqe.

“Tashmë ka një udhërrëfyes të qartë për vijimin e rrugëtimit deri në Qershor 2019. Ka ardhur koha për të arritur rezultate konkrete në të gjitha nivelet në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, si dhe për të ecur përpara në reformën në drejtësi. Hollanda i qëndron qasjes së saj strikte dhe të drejtë dhe është e gatshme të bashkëpunojë edhe më tej me Shqipërine në lidhje me këto reforma kyçe në periudhën që vijon”– thuhet në postimin e ambasadës.

Holanda flet për korrupsion në të gjitha nivelet, por qeveria kërkon t’i shmanget këtij argumenti, të cilit mesa duket nuk i ikën dot pamvarësisht aftësisë së kryeministrit dhe tenorëve që e rrethojnë për të na thënë se gjithë Shqioëria është duke fjetur mbi dafina.

OPINIONE