Holandë – Aktivisti i vetmuar nuk heq dorë nga protesta kundër Izraelit

Aktivisti holandez, Simon Vrouwe po qëndron vetëm në protesta për afërsisht katër vjet e gjysmë në kryeqytetin Amsterdam të Holandës, për të tërhequr vëmendjen ndaj dhunës së Izraelit në Palestinë.

Vrouwe në protestën që organizon ditëve të diela njëherë në dy javë në sheshin Dam, i cili është më i frekuentuar nga ana e turistëve, me anë të flamujve palestinezë të ngjitur në rimorkion e biçikletës së tij dhe me pankarta që paraqesin ngjarjet e jetuara në Palestinë, përpiqet të tërheq vëmendjen në dhunën që Izraeli zbaton në këtë vend.

Aktivisti, i cili e shpjegon pushtimin izraelit dhe shpërndan fletushka duke bërë thirrje për bojkotimin e këtij vendi, nuk ka hequr dorë nga protesta e tij pavarësisht reagimeve dhe sulmeve të mbështetësve të Izraelit.

Vrouwe, i cili ka bërë më shumë se 500 protesta deri më tani në qendër të Amsterdamit, tha se reagimet në përgjithësi janë pozitive, ndërsa shtoi se është subjekt i sulmeve të rregullta të disa mbështetësve izraelitë që nuk e respektojnë pikëpamjen e tij.

“Veçanërisht një ish-ushtar izraelit, po më ngacmon rreth dy vjet e gjysmë në sheshin Dam. Kjo është një gjë shumë e shëmtuar. Kështu që ai u arrestua 15 herë deri më tani. Ai u dënua për të më paguar dëmshpërblim për sulmet e tij të vazhdueshme dhe njëherë për të grisjen e xhaketës time. Edhe pse është i detyruar për të qëndruar 35 metra larg meje, ai bën të njëjtën gjë çdo herë dhe policia e largon atë. Krahas gjithë këtyre unë do të vazhdojë me protesta në shesh”, deklaroi Vrouwe./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne