Bota

Holandë, parlamenti hedh poshtë kërkesën për çështjen e muslimanëve Rohingya

arlamenti holandez ka refuzuar kërkesën e përfaqësuesve për vënien në rend dite të çështjes për situatën e muslimanëve Rohingya në Arakan të Mianmarit, raporton Anadolu Agency (AA).

Partia Denk në Holandë dërgoi propozim për vënien në rend dite të çështjes së dhunës ndaj muslimanëve Rohingya, por Parlamenti këtë e refuzoi, me arsyetimin se “nuk bëhet fjalë për një çështje të një rëndësie të veçantë”.

Lideri i partisë Denk Tunahan Kuzu për AA tha se sikur në Parlamentin holandez është i pranishëm standardi i dyfishtë.

“Parlamenti është vendi ku duhet biseduar për gjendjen e muslimanëve në Arakan. Andaj është e turpshme refuzimi i kërkesës sonë”, tha Kuzu.

Ai shtoi se nuk mjafton vetëm ushtrimi i trysnisë diplomatike mbi autoritetet e Mianmarit.

“Ne propozojmë që Qeveria e Holandës të pranojë muslimanët Rohingya si refugjatë dhe këtë praktikë t’ua propozojë edhe vendeve tjera evropiane. Përveç kësaj, kërkojmë që Holanda të ngrijë marrëdhëniet ekonomike me Mianmarin të cilat u përforcuan pas vizitës zyrtare të Qeverisë së Holandisë në këtë vend në vitin 2015”, tha Kuzu.

Lideri i partisë Denk në fund tha se Kombet e Bashkuara urgjentisht duhet të intensifikojnë dhe parandalojnë dhunën ndaj muslimanëve Rohingya./ AA

OPINIONE