Holandë, vitin e kaluar 12 mijë raste të diskriminimit

Raporti për diskriminimin për vitin 2016 i përgatitur nga institucione të ndryshme me kërkesë të Ministrisë së Brendshme dhe Policisë së Holandës i është paraqitur Kuvendit të Përfaqësuesve nga Ministria e Drejtësisë dhe e Sigurisë së Holandës, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas këtij raporti në Holandë, gjatë vitit 2016 janë regjistruar 12 mijë raste të diskriminimit.

Teksa 40 për qind e rasteve të regjistruara e përbëjnë aktet e kryera kundër pakicave etnike, theksohet se në 17 për qind të këtyre rasteve kanë qenë viktima turqit.

Ndër të tjera në raport vihet në dukje se 8 për qind e rasteve kanë për bazë diskriminimin fetar, ku 95 për qind të këtyre rasteve kanë patur objektiv muslimanët.

Gjithashtu theksohet se rastet e diskriminimit kundër muslimanëve kanë qenë më së shumti në jetën e punës dhe kundër femrave të mbuluara.

Ndër të tjera në raport thuhet se është vërejtur rritje në sulmet e kryera kundër xhamive dhe njoftohet se kjo shifër në vitin 2015 ka qenë 28 dhe vitin e kaluar është rritur 72.

Më tej në raport theksohet se në rastet e diskriminimit kundër muslimanëve kanë patur ndikim ngjarjet e përjetuara gjatë viteve të fundit në të gjithë botën.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne