Hoxha në Kosovë i bën thirrje hoxhallarëve: Mos shkoni në varrim të Hilmi Haradinajt

Hoxha Bedri Bytyqi nga Rahoveci ka thënë se në ceremoninë e varrimit të babait të Ramush Haradinajt nuk duhet të shkojnë hoxhallarët.

Këtë qëndrim imami e ka dhënë pak orë pasi ka vdekur Hilmi Haradinaj, babai i Kryeministrit të Kosovës.

Hoxha nga Rahoveci ka cituar një këngë popullore kur ka shpërndarë lajmin për vdekjen e Hilmiut.

“Ia pruni dekën “para” kohe i biri me veprimet e tij!”  “Hoxhallarët s’kanë çka lypin te Gjoka!” “Në këngën e Selman Kadrisë, për dajën që e vrau nipin këndohet:  Ngoni hoxhë e haxhi, Kush kit njeri, N’dhe s’guxon me shti, Ju boj be ja boj ma zi, Ka me shti popi i zi, Nven xhematit kryqali…””, ka shkruar Bytyqi, në rrjetin social FB.

Një ditë më parë, Kryeimami i Kosovës, Sabri Bajgora, u bëri thirrje imamëve të kenë kujdes në ligjërimet e tyre të mos lëndojnë ndjenjat e të tjerëve.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne