Human Rights Watch paralajmëron për arrestimin e opozitarëve në Arabinë Saudite

Human Rights Watch paralajmëroi për arrestimin e dhjetëra kundërshtarëve të regjimit të Arabisë Saudite. Human Rights Watch tha në një raport të ditës së premte se zyrtarët sauditë kanë arrestuar dhjetëra krerë fetarë të shquar me qëllim të shtypjes së opozitarëve, raporton agjencia e lajmeve Rai Aljum.

Agjencia me seli në Nju Jork, tha se autoritetet saudite nuk specifikojnë arsyet për arrestimin e opozitarëve, ku shumica e tyre mbahen në burg pa u gjykuar. HRË tha se arrestimet e opozitarëve janë politikisht të motivuar dhe të akuzuar për siguri. Përdoruesit e Twitter zbuluan se udhëheqësit e regjimit saudit arrestuan të paktën 20 opozitarë, duke përfshirë Salman al-Auad dhe Auad al-Korni, klerikë të shquar sauditë që mbështesin Katarin në krizën aktuale të shteteve të Gjirit Persik. Salman al-Auad dhe Auad al-Korni gjithashtu kundërshtojnë praninë e trupave amerikane në Arabinë Saudite. Human Rights Watch gjithashtu paralajmëroi se dënimet kundër aktivistëve dhe opozitarëve paqësorë në Arabinë Saudite tregojnë për mostolerancë në trajtimin e qytetarëve që shprehin pikëpamjet e tyre mbi të drejtat e njeriut. Statistikat e të burgosurve politikë në Arabinë Saudite kanë arritur në 30,000, shifër që është shtuar që nga momenti i thellimit të politikave policore të regjimit diktatorial Al Saud kundër popullit saudit./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne