Shqiperia

Humb jetë minatori 67-vjeçar në Bulqizë, punonte në të zezë

Minatori 67 vjeçar i cili ishte pensionist, Enver Koçi ka humbur jetën ditën e djeshme teksa punonte në minierë. Sipas informacioneve nga Konfederata e Sindikatave të Shqipërisë minatori Koçi punonte në të zezë në një minierë të paliçensuar.

Enver Koçi është asfiksuar në minierë, ku kushtet e sigurise lënë për të dëshiruar, ndërsa përpjekja e kolegëve të tij për ta ndihmuar ka rezultuar e kotë.

Minatorët prej kohësh po bëjnë thirrje për miratimin e statusit, duke dalë shpesh në protesta përpara ministrisë së energjitikës apo edhe parlamentit.