Shqiperia

Humb tragjikisht jetën një azilkërkues shqiptar në Francë

Një 26-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në një aksident në një autostradë pranë Metzit, në veri të Francës. Mediat vendase bëjnë të ditur se ai u godit nga dy automjete pranë një mbikalimi në autostradë.

Identiteti i viktimës nuk bëhet i ditur, por sipas autoriteteve ai ka qenë i regjistruar në listat e azilkërkuesve.

Rrethanat e ngjarjes janë ende të paqarta. Dyshohet se i riu shqiptar mund të ketë rënë nga mbikalimi në autostradë dhe të jetë goditur nga automjetet që kalonin me shpejtësi.

OPINIONE