I ati i hapi kokën me 7 goditje, qeni qëndron ende në pritje të shqiptares së vrarë

Besnikëria e kafshëve mbetet një rast unikal edhe për vrasjen makabre të ndodhur në Greqi, atje ku Aleko Petro vrau vajzën e tij 29 vjeçare duke e goditur në kokë plot 7 herë me një shufër hekuri.

Më pas 52 vjeçari e ka varrosur trupin e të bijës në oborrin e shtëpisë. Policisë në ndihmë i ka ardhur pikërisht qeni i Anxhelinës, i cili vijon ende sot e kësaj dite të qëndrojë në derën e shtëpisë ku 29 vjeçarja hyri e s’mundi të dalë dot më e gjallë.

Rocky ndihmoi policinë në gjetjen e trupit të 29 vjeçares të goditur barbarisht nga i ati dhe sot, është vënë në qendër të vëmendjes së medias, e cila raporton se pavarësisht se në Korfuz bie borë, qeni i Anxhelinës është ende në pritje tek dera e shtëpisë qq nga data dy janar, kur edhe ndodhi krimi.,

[youtube https://www.youtube.com/watch?v=qdiIg-DKIaU]

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne