I jep fund jetës, 62-vjeçari nga Skrapari varet në pemë

Tragjik ka rezultuar fati i një 62-vjeçari, i cili i ka dhënë fund jetës duke u vetëvarur. Ngjarja ndodhi dje në fshatin Trebel të Skraparit.

Burime zyrtare nga policia lokale bënë me dije se shtetasi me inicialet K.A., u gjet i varur në një pemë, në rrethana ende të paqarta.

Kanë qenë familjarët e tij ata që kanë parë skenën e llahtarshme ndërsa kanë sinjalizuar edhe policinë. Materialet lidhur me çështjen në fjalë iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Berat.
Burimi: BalkanWeb

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne