“I lumtur”, Borell përshëndet heqjen e taksës për mallrat serbe: Bashkëpunimi rajonal, thelbësor

Përfaqësuesi i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, e ka përshëndetur vendimin e Qeverisë së Kosovës për heqjen e taksës ndaj produkteve serbe dhe boshnjake.

Permes nje postimi ne Borell, në Twitter ai tha se është i lumtur që Qeveria në largim ka marrë një vendim të tillë të rëndësishëm.

“I lumtur që shoh vendimin për heqjen e plotë të tarifave nga qeveria e përkohshme e #Kosovës për mallrat që vijnë nga Serbia dhe BiH. Ky është një vendim i rëndësishëm.

Bashkëpunimi rajonal është thelbësor si dhe mirëmbajtja e fluksit të mallrave, veçanërisht në kohën e krizës # COVID19”, ka thënë Borell./BW

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne