I riu përplas 3 çiklistët shqiptarë në Itali, vdes njëri prej tyre

Një 24-vjeçar italian ka përplasur 3 shqiptarë që po shkonin në punë në fusha me biçikletat e tyre.

Si pasojë e këtij aksidenti një prej shqiptarëve, 26 vjeçar, ka humbur jetën, ndërkohë që shoferi i makinës është larguar. Dy shqiptarët e tjerë kanë përfunduar në spital.

Pak minuta më vonë, shoferi i automjetit ndaloi për të rregulluar gomën e makinës, dhe pikërisht në atë moment është identifikuar nga policia dhe i janë vënë prangat. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 06.00 të mëngjesit disa ditë më parë, por u raportua sot nga mediat italiane.

Sipas policisë italiane, 26-vjeçari ka gjetur vdekjen e menjëherëshme, ndërsa dy të tjerët janë jashtë rrezikut për jetën, por kanë marrë lëndime e plagë të llojeve të ndryshme në trup.

Autori u largua nga vendngjarja pa ndaluar apo të telefononte për ndihmë. Por më vonë një gomë iu shfry për shkak të përplasjes, e kështu i duhej ta ndërronte, teksa kthehej për në shtëpinë e tij në Caserta.

Burimi: BalkanWeb

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne