Ibrahim Kalin i përgjigjet ashpër kërcënimeve të Presidentit Trump

Zëdhënësi i Presidencës turke, Ibrahim Kallën (İbrahim Kalın) reagoi ashpër ndaj deklaratës së Presidentit të ShBA-së, Donald Tramp (Trump) në lidhje me Turqinë.

“I nderuari Donald Tramp, terroristët nuk mund të jenë partnerë dhe aleatë tuaj. Turqia nga ShBA-ja pret ti përmbushë detyrimet e partneritetit strategjik dhe që kjo të mos mbetet nën hijen e propagandës terroriste”, shkruan Kallën në mesazhin e tij.

Në reagimin e tij të bërë ndaj postimit të Trampit në Twitter, zëdhënësi Kallën shkruan: “I nderuari Donald Tramp, të barazosh kurdët me PKK-në, të cilën ShBA-ja e ka përfshirë në listën e organizatave terroriste dhe fraksionin e saj në Siri PYD/YPG, është gabim fatal. Turqia lufton kundër terroristëve e jo kundër kurdëve. Ne do ti mbrojmë kurdët dhe sirianët e tjerët nga kërcënimet e terrorit”.

Presidenti i ShBA-së, Donald Tramp në një postim të bërë në llogarinë e tij në Twitter ka thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë filluar me tërheqje nga Siria dhe se do të vazhdojnë luftën kundër DAESH-it.

Në postimin e tij Presidenti Tramp gjithashtu ka kërcënuar Turqinë me shkatërrim ekonomik në qoftë se në objektiv merr organizatën separatiste terroriste YPG/PKK-në dhe ka theksuar se do të krijojnë një zonë sigurie prej 20 miljesh (32 km) në kufi Turqi-Siri./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne