Ikin “bobat” e LSI-Vëllai i Rimit, Gruaja e Tavos dhe Dashi i burgut!

Largimet dhe shkarkimet e drejtuesve të disa institucioneve, të parët këta, po i dëshmojnë publikut se kush e ka drejtuar këtë vend katër vite me radhë.

Media i identifikoi nga ngjyra e teserës së partisë, dy drejtues të rëndësishëm në ish ministrinë e Transporteve.

Per Dashamir Xhikën dhe Ylli Spahiun u tha se, ikën drejtorët e parë të LSI nga administrata.
Të dy drejtonin sektorë kyç në ministrinë e Transportit, nga pikpamja e shërbimit publik por edhe të korrupsionit.

Xhika, drejtoi për katër vite me radhë drejtorinë e përgjithshme të Rrugëve, më pas Autoritetin Rrugor Shqiptar.
Pa asnjë përvojë të mëparshme në këtë sektor, Xhika është shembulli tipik i militantit në LSI, i paafte por gjithnjë atje ku ka mundësi të bëhen para të paligjshme, ai erdhi në këtë detyrë nga karrigia e drejtorit të burgut të Peqinit!!!

Spahiu, drejtoi për katër vite me radhë drejtorinë e Sherbimeve të Transportit Rrugor.
Eshte ajo drejtoria që indentifikohet në mënyrë të qartë në tregun e korrupsionit me targat, patentat dhe policët gri nëpër akset rrugore.
Ylli Spahiu u ul në karrigen e drejtorit të kësaj “plaçke” katër vite më pare dhe qëndroi aty deri tani, pa nderprerje dhe i pa shqetësuar nga kerkush.
Ai u bë drejtor aty pa asnjë përvojë të mëparshme si funksionar publik, madje as në katër vitet e para të pushtetit të LSI, ndarë me PD, por me “aksionin e artë”- vellai i deputetit Perparim Spahiu apo siç e njihnin ne LSI, Rimi, deputeti real i Bulqizes.

Ca më herët, pas marrëveshjes se Edi Ramës me Lulzim Bashën, rënien dakord për të larguar nga detyra një sërë funksionarësh që Lulzim Basha i kish identifikuar si me ndikim ne zgjedhje, la karrigen e drejtorit të AZHBR, edhe Suela Popa.

Edhe ajo pa asnjë pervojë të mëparshme administrative apo diku tjetër, u ul në karrigen e agjencise më të rëndësishme të pagesave për politika zhvillimi, thjesht si gruaja e deputetit të LSI Vangjel Tavo.

Te gjitha largimet që po ndodhin, sjellin në mendje faktin se çfarë deformimi të thellë kishte qeveria e ndarë mes PS e LSI.
Por edhe se si LSI ka menaxhuar pjesën e saj, tërësisht e pavarur dhe e pushtetshme, për të ndarë “plaçkën” e marrë mes familjeve që drejtonin LSI.

Nejse, keta po ikin.
Ajo që duhet monitoruar tani lidhet me ata që po vijne, kush do të emërohet tani dhe si.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne