Imam Ahmed Kalaja dhe tesheshi.com i Ermir Hoxha i dalin në mbrojtje trafikantit Mond Bego

5 ditë me rradhë ka një debat publik, lidhur me ndalimin e shtetasit Edmond Bego në Greqi. Partia Demokratike ka akuzuar kreun e grupit parlamentar të PS Taulant Balla, se ka lidhje me trafikantin Bego. Ky i fundit, për shkak të lidhjeve politike, thotë PD, nuk arrestohej në Shqipëri. Por sot ne nje artikull tek portali tesheshi.com qe drejtohet nga gazetari Ermir Hoxha mësojmë se ne mbrojtje te trafikantit Mond Bego ka dal edhe imami i xhamisë Dine Hoxha, Ahmed Kalaja. Më poshtë artikulli i plotë i tesheshi.com:

Imami i njohur i xhamisë në Rrugën e Kavajës, Ahmed Kalaja, i ka dalë në mbrojtje “personit të ditës” në debatin politik shqiptar e jo vetëm, Edmond Begos.

Biznesmeni i ndaluar në Greqi për llogari të drejtësisë italiane, vitet e fundit ishte një frekuentues i rregullt i kësaj xhamie, pasi vendosi t’i jepte një kahje tjetër jetës së tij.

Kjo sqarohet pak a shumë dhe në statusin e imamit, i njohur për relacionet e afërta me Begon. Madje kleriku i njohur nuk ka ngurruar që të bëjë publike një foto të tij me personin e shumëdebatuar këto ditë.

“Rasti i Mond Begos, Zoti i faltë abuzuesit me dinjitetin e tij!

‘I penduari nga një gabim konsiderohet si një i pafajshëm tek Zoti’. Kështu sanksiononte Profeti Muhamed para 15 shekujsh.
Mirëpo Islami nuk është mjaftuar me kaq, por na mëson se vuajtja e dënimit është pjesë e pendimit si edhe domosdoshmeri për funksionimin e pëndimit, siç edhe na mëson se në momentin që drejtësia të dënon për një gabim dhe ti e vuan atë denim, nuk ka kush më të drejtë të hedhë baltë mbi dinjitetin mbi çokënd me këtë fat.
Por fatkeqësisht shoqëria jonë, e etur për t’i bërë gjyqin njerëzve si dikur, ia kalon dhe Gjykatësit Suprem duke ia përmendur gjithmonë gabimin, edhe nëse për këtë gabim e ke marrë një herë dënimin. Kështu po ndodh dhe me rastin e Mond Begos, një qytetar i cili e ka shlyer dënimin dhe ka plotësisht të drejtën të jetojë i qetë nga hijet e së shkuarës.

Me statusin e imamit të xhamisë që z. Bego frekuentonte, më lind e drejta të them se e njoh si një njeri të rregullt dhe korrekt; një familjar që sakrifikonte gjithçka për edukimin dhe shkollimin e fëmijëve të tij. Por jo vetëm; ai është prind dhe për shumë jetimë, duke u dhënë pension mujor shumë prej tyre, e disa të tjerëve u ka rregulluar dhe shtëpitë, e sa e sa përkushtime të tij ndaj njerëzve në nevojë saqë ky status do të zgjatej shumë edhe do të humbte sensin, po qe jam i sigurtë se ai kurrë nuk do ta dëshironte që të përmendim gjëra të tilla se qëllimi i tij nuk ka qenë reklamimi.

Le të merremi me të tashmen tonë dhe të mos e përdorim të shkuarën e dikujt për kapital politik”, shkruan ndër të tjera imam Ahmed Kalaja.

Në fakt, ndalimi i Begos ngjall shumë dyshime pasi ai bënte një jetë të rregullt dhe për më tepër, lëvizjet jashtë shtetit, përfshirë Italinë ku kishte marrë dënimin, apo dhe Greqinë ku është ndaluar, i kishte mëse normale e rutinore. /tesheshi.com

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne