Imam Armand Ali i përgjigjet ministrit katolik Sandër Lleshaj dhe bandës së antiterrorit

Doja të bëja një sqarim të vogël në lidhje me ngjarjet e djeshme me ndalimin tim nga antiterrori i gjeneral Lleshit dhe i disa besimtarëve muslimanë me arsyetimin se ishte përgatitur një protestë përpara kryeministrisë, protestë e jashtëligjshme.

Me aq sa jam unë në dijeni diskutohej vetëm dorëzimi i një peticioni ku ishin mbledhur mbi 3000 firma ku qëllimi I peticionit ishte largimi nga trajtimi çnjerëzorë I Abdurrahim Ballës në burgun e Peqinit, i cili qëllimisht është provokuar dike I dhënë ushqim që përmban mish haram. Edhe pse më parë i kishin dhënë llafin atij vëtë si dhe familjarëve të tij se ushqimi I tij nuk do të përmbante asgjë të ndaluar.

Peticioni nuk ishte për të anulluar sistemin 41 Bis, sepse ai tashmë është vendosur nga shteti, nga gjykatat në thonjëza shqiptare.

Jane ndaluar 30-40 besimtarë muslimanë nga e gjithë vendi, së bashku me organizatorin e peticionit që ishte Olsi Jazexhi.

Edhe pse ishte publike çdo gjë kalecët injorantë të ministrit katolik Sandër Lleshit dhe injorantet e SHIK-ut. Nga paaftesia e tyre spo kuptonin cfarë po ndodhe në të vërtet.

Mendoni që isha unë ai që hidhja gurin dhe fshehja doren dhe kishin përgatitur një mega operacion për arrestimin tim kudo që të ndodhesha. Për fatin e keq nuk kam qenë pjese e protestes madje kam qenë në pune dhe kete do ta deshmoj me fakte.

Zona ke pallati me shigjeta ka qenë i blinduar me polic të armatosur mes tyre dhe Edi Jaho shefi i antiterrorit me 4 civilë ku kishin ndaluar disa besimtarë.

Me Edi Jahon kam pasur një takim jo të mirë pasi para disa vitesh për shkak të një fetvaje kundër festimit të pamvarësisë me shoqëruan në komisariat. Pas trë orësh erdhi Jaho ku me ka kërcënuar dhe për këtë kallzim në Prokurori.

Sandër Lleshi, Edi Jaho dhe Gledis Nano duhet ta dinë që Armand Ali nuk është një copë injoranti por një imam i kohëve moderne, dhe jo imami që imagjinojnë ato.

Armand Ali dhe imam të tjerë janë të gatshëm të japin ujë me bisht të lugës, dhe njerëz të sprovuar më sprova të vështira.

Unë ju sfidojë të gjithve që ju të më gjeni një gabim të vogël dhe të me fusni pas hekurave po nuk I keni shanset ta beni pasi une nuk bej asgje të fshehte. Jeni injorantë pasi cdo gje që kam e bej publike dhe kur dua të bëj dicka gjej format dhe I bëj lidhjet që ta arrijë qëllimin Tim.
Janë burgosur besimtarë musliman sikur të ishin kriminel të tmerrshem, por skemi drejtesi shqiptare dhe do ja lejm kohes që ti nxjerri në shesh të vërtetat.

Unë jam i gatshem tu jap leksione atyre të antiterrorit pasi janë të papergaritur dhe me diploma të blera. Jam person që do ngrejë zërin për padrejtësit që bëhen ndaj muslimanëve, dhe brenda ligjeve do ngrej zëri pa thyer ligjet tuaja dhe pse jeni ju ato që I thyeni vetë.

Arman Ali, ashtu si babai i tij historikisht punoj të mbaj familjen me djersën e ballit të tij. Prandaj sot Armand Ali vazhdon të flasë prej kaq vitesh kaq lirshëm dhe nuk i trembet askujt sepse nuk i bën padrejtësi askujt por dhe nuk i trembet rriskut nga askush sepse i bën sebepet me krahët e tij dhe e pret rriskun nga Allahu, nuk e pret rriskun nga rrogat e ambasadave, shoqatave apo KMSH- së.

Ju kalecët e antiterrorit duhet të merreni më shumë me gylenistët e organizatës FETO, ua kam deklaruar në emisione dhe në profilin tim në facebook në vend të fotos keni një video. Të gjithë ata që drejtojnë sot Komunitetin Musliman Shqiptar që na flasin për tolenrancën dhe harmoninë janë të gjithë anëtarë të një organizate terroriste të shpallur sot për sot në Turqi, dhe në të njëjtën kohë dhe në vende të tjera të botës islame. Ju e dini shumë mirë këtë gjë, këtë fakt por ju prisni vetëm urdhërat nga Ambasada Amerikane nga Juri Kim apo ambasadorët që kanë ikur përpara saj vetëm kur t’ju thonë ata që ju ti shpallni terroristë atë ju do ti shpallni dhe do të merreni me ta.

Unë jua kam sygjeruar më përpara dhe jua sugjeroj përsëri, merruni edhe me ata xhihadistët e Iranit që kanë ardhur në Manzë, 7 Mijë xhihadistë. Kur të flisni pë ata mos thoni muxhahedinë, se muxhahedinë është fjalë arabe. Është shumësi i fjalës muxhahid që në gjuhën shqipe do të thotë xhihadist, pra xhihadistët. Por ju i përdorni termat sipas dëshirës, aty ku ju intereson përdorni termin arab që nuk e di njeri sepse ata janë xhihadistët e mirë ndërsa kur nuk ju intereson ne të tjerët na quani xhahadistë sepse këtë term e përdorni për keq në popull dhe me këtë term i trembni dhe i friksoni.

Po nuk keni parë asnjë vepër terroriste. Nuk i ka shkuar njeriu ndërmend të merret me budallallëqe të tilla dhe falenderoj Allahun për këtë.

Po me këtë dhunë që po bëni ju qëllimisht i provokoni vepra të tilla dhe inshaAllah nuk ndodhin, por nëse ndodhin fajtorët jeni ju.

Jeni ju ata që i nxitët, jeni ju ata që duhet të shkoni në burg bashkë me ata që mund të bëjnë, që inshaAllah nuk bëjnë vepra të tilla.

Pse? Sepse jeni injorantë.

Ju jeni injorantë të mbushur me mllef dhe urrejtje ndaj muslimanëve dhe prandaj veproni kështu. E gjetshi prej Allahut atë që kërkoni dhe shpëtofshim ne muslimanët, në radhë të parë ne muslimanët dhe pastaj gjithë ky popull shumicë fatkeqe që e ka caktuar Allahu fatin e tyre.

Por që drejtohemi nga njerëz si puna juaj që fundja fajin e ka vetë ky popull, ai ja jep votën Edi Ramës dhe Rilindjes së tij.

Jo rilindje por është shkatërrimi i Shqipërisë. Sekti i rilindjes është sekti më i fëlliqur që ka njohur historia e këtij vendi ku jetojmë.

Ju policët, shumica juaj se mbase ka njerëz të drejtë që ecin me drejtësi dhe të bëjnë ndonjë gjë të mirë për këtë vend, por pjesa më e madhe e juaja jeni pjellë e kësaj rilindje. Ju jeni të gjithë zullumtarë që i shërbeni zullumqarëve dhe në vend që të mbroni këtë popull e të siguroni qetësinë e tij, ju i dhunoni natën edhe ditën, ju i persekutoni njerzit e pafajshëm.

Po si nuk kapët dot një plak 71 vjeçar, nuk ju erdhi turp. Vajtët e vravët me antiplumb. Po një gaz lotsjellët ti kishit hedhur do të ishte mbytur në lotët e tij e zdo shikonte të kapte armën me dorë. Por jeni injorantë. Zoti na ruajtë nga sherri juaj. Allahu e ktheftë këtë popull në rrugën e Islamit që të njohin të vërtetën, ti thërrasin mendjes e pastaj të mos i votojnë plehrat e rilindjes që pastaj të vijnë në pushtet njerëz që i friksohen allahut, njerëz që ruajnë të drejtat e allahut, që ruajnë të drejtat e njerzve të thjeshtë dhe vetëm atëherë do të bjerë në rehat ky vend. Por duhet që ky popull njëherë ti thërrasë mëndjes që të ikni ju nga ato detyra që keni.

Prandaj edhe njëherë ju këshilloj mos ju bëni padrejtësi muslimanëve, mos i ngacmoni mos i terrorizoni.

Mua skeni shanse të më bëni gjë pasi shikoj punën time sepse unë punoj në hallall jo vetëm nga ana fetare por edhe hallall në gjuhën e ligjeve tuaja.

Në gjëra që nuk kanë asgjë të keqe me këto ligje. Dhe unë do jetoj dhe do luaj dhe bëj si të dua brenda ligjeve të mia.

Ju këtë urrejtje e keni tek Unë personalisht. Ju vjen inat pse unë i njoh këto ligjet tuaja që keni shpikur vetë dhe lëviz dhe kërkoj të drejtat e mia brenda tyre.

Pra, brenda këtij burgu të ligjeve tuaja unë prap jetoj i lirë dhe kjo ju brend përbrenda.

Po plasni me mllefin tuaj se skam çfarë ju bëj, unë do jetoj jetën time i lirë. Unë do mundohem t’i friksohem Allahut sa do kem mundësi, do mundohem të jetoj i lirë brenda kufizimit të ligjeve tuaja por brenda tyre skeni shanse të më bëni gjë.

/gazetaimpakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne