Imami i përgjigjet ashpër Lubonjës: Librin tënd e bleva për mëshirë dhe e fala. Ik ore Fatos…boll dërdëllite!

Analisti Fatos Lubonja ditën e djeshme, marrë shkas nga ngjarjet e fundit të Teatrit Kombëtar, në një shkrim të tij, shprehej se Erion Veliaj po luan rolin e sekserit ndërsa aktorët negociatorë si pronarë të truallit. Ndërsa në të tjera tregon se dikur Rama nuk e cilësonte aktor Artan Imamin (që tashmë është pro shembjes së teatrit), por vetëm “zë”.

Në një letër të hapur, publikuar nga “Panorama”, aktori Artan Imami u është përgjur kritikëve të tij, përfshirë dhe analistin Fatos Lubonja.

“”Fytyra e parë në ball të “Panoramës” më doli i përhershmi Fatos Lubonja. Se këtë mirë që duhet ta durojmë në TV çdo nattë, por kt të zë pusi edhe që në mëngjes në gazetë. Ky tipi, mirë që asgjësoi totalisht Ismail Kadarenë si shkrimtar dhe jo vetëm, pasi arriti ta bënte Skënderbeun një njeri të dyshimtë se e kishte nënën serbe dhe pasi i dha mend gjithë botës, megjithëse bota hiç nuk e pordhi, pasi bëri copë Edi Ramën dhe oligarkët, gjeti kohë të na nderonte me sharashkrimet e tij edhe neve aktorëve, që s’kemi qenë kurrë aktorë, sipas tij. Duke filluar nga unë. Unë kam patur fatkeqësinë ta njoh këtë tipin pothuajse sa doli nga burgu, e i prezantuar  si ish i burgosur politik dhe humanist i madh, siç e di tashmë e gjithë bota. (Edi Rama nga të parët).

E  pasi e filloi jetën në liri, nisi të vërë në provë durimin tonë, që nga ajo ditë e 28 në vazhdim, vetëm se ishte bërë 17 vite burg. Burgun në fakt e  pësoi nga i ati, megjithëse më vonë sistemi na zbuloi se  i biri paskësh qenë një kundërshtar i madh…”, shkruan ndër të tjera aktori Imami.

Më tej ai ironizon Luonjën për shkrimet e tij dhe për librin e botuar vite më parë.

“Në fakt, ai flet gjithmonë në fund, sepse mundohet të përmbledhë mendimet e të tjerëve, por po e ndërpreu njeri e humbet fillin dhe kjo është normale se nuk janë mendimet e tij.

Pastaj merr rrogën e natës, fillon e shkruan. Biles një herë tentoi dhe një roman, a një libër kujtimesh, nuk me kujtohet, të cilin ia bleva për mëshirë dhe  direkt ia fala një shitësi librash të vjetër, që i shiste për disa qindarka në trotuar. Kam 10 vjet që atë libër e shoh akoma aty. E këtij tipi që më kujton sa herë që e shoh personazhin e  famshëm të Nëntoger Dubit, përshkruar nga Hasheku si mistrec e gjysmë pordhac, shkurt e qartë po i them, “Ik ore Fatos, Merru me veten…!””, e mbyll shkrimit e tij Artan Imami, si kundërpërgjigje ndaj Lubonjës.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne