Imami i Qabes: Vendet e shenjta nuk janë vende për sllogane politike dhe konflikte sektare

Kryetari i përgjithshëm i çështjeve të Mesxhid-i Haram dhe i Mesxhid-i Nebewi dhe Imami i Qabes Sheikh. Dr. Abdurrahman es-Sudejs tha se vendet e shenjta nuk janë vende për sllogane politike dhe konflikte sektare.

Në një deklaratë me shkrim për gazetarët që kanë vizituar Mekën në kuadër të prezantimit të përgatitjeve të periudhës së haxhit, imami i Qabes, Sudejsi ka cekur disa tema në lidhje me problemet e përjetuara kohët e fundit në botën islame dhe në lidhje me haxhin.

Pasi ka rikujtuar se haxhi këtë vit do të zhvillohet mes 19-24 gushtit, tha se parashikohet që në Arabinë Saudite të mbërrijnë rreth 3.5 milionë haxhinj.

Haxhi të jetë larg slloganeve dhe konflikteve sektare

Imami Qabes ka tërhequr vëmendjen se vendet e shenjta janë vende ku vihet së bashku vetëm me qëllim të adhurimit duke shprehur se “Vendet e shenjta janë vende me qëllim të adhurimit, nuk janë vende për sllogane politike dhe konflikte sektare”.

Ndër të tjera duke vënë në dukje se Arabia Saudite interesohet për problemet e të gjithë muslimanëve, Sudejsi ka shtuar se ajo përpiqet të forcojë marrëdhëniet mes muslimanëve dhe se vendi i tij tregon kujdes në çështjet e unitetit dhe bashkimit mes anëtarëve të umetit islam.

“Mesazhi i Islamit është dhembshuria, toleranca, bashkëjetesa dhe të jesh në rrugën e mesme” tha Sudejs, duke vënë në dukje se edhe Arabia Saudite ndodhet në të njëjtin drejtim.

Po ashtu Sudejsi është shprehur se “duhet të nxirret në pah imazhi i civilizuar i muslimanëve dhe se kjo duhet të përdoret për të hequr etiketimin terrorist të bërë ndaj tyre”.

“Terrori nuk ka fe dhe kulturë”, porositi Sudejs, duke vënë në dukje praninë e palëve që tregojnë përpjekje për të njollosur islamin.

Imami i Qabes, Sudejs në lidhje me përgatitjet për periudhën e haxhit deklaroi se “Hutbeja e Arafatit që do të bëhet më 20 gusht do të përcillet në të njëjtën kohë për të gjithë muslimanët në botë dhe për haxhinjtë nëpërmjet radiove me simultane (përkthim) në 5 gjuhë në persisht, gjuhën urdi, indoneziane, frengjisht dhe anglisht”.

Burimi: AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne