India miraton blerjen e armëve e të municioneve bërthamore

Ministrja indiane e Mbrojtjes Nirmala Sitharaman miratoi të martën dy propozime për blerjen e armëve e të municioneve bërthamore me një vlerë të përgjithshme prej afro 270 milionë dollarësh amerikanë. Armët që do të blihen, janë kryesisht për forcat ajrore dhe ato detare indiane.

Sipas një deklarate të publikuar po atë ditë nga Ministria e Mbrojtjes, India do të blejë 240 bomba të telekomanduara me precizion nga prodhuesit rusë, me një kontratë me vlerë të përgjithshme 197 milionë dollarë amerikanë, si dhe 131 raketa “Barak” dhe pajisjet përkatëse nga Izraeli për 72 milionë dollarë amerikanë.

Në deklaratë thuhet se këto blerje do të zgjidhin mungesën e tanishme të armëve e municioneve të telekomanduara me precizion në ushtrinë indiane

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne