Indonezi, rritet në 104 numri i të vdekurve nga përmbytjet

Është rritur në 104 numri i personave që kanë humbur jetën si pasojë e përmbytjeve dhe rrëshqitjeve të tokës në rajonin Papua në lindje të Indonezisë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas mediave lokale mësohet se zyrtarët ushtarakë në rajon kanë njoftuar se është rritur në 104 numri i personave që kanë humbur jetën si pasojë e përmbytjeve dhe rrëshqitjeve të tokës të cilët janë efektivë që nga dita e shtunë në rajonin Jayapura.

Zyrtarët bëjnë të ditur se sipas njoftimeve të bëra nga familjarët, 206 persona llogariten si të zhdukur dhe se në rajon po vazhdojnë operacionet e kërkim-shpëtimit.

Gjithashtu thuhet se nga fatkeqësia janë ndikuar edhe 8.773 persona, të cilët janë evakuuar dhe vendosur në ndërtesa të sigurta publike në 18 zona të ndryshme.

Në Indonezi, ku klima tropikale është nën ndikimin e shirave mosun shpesh herë ndodhin përmbytje dhe rrëshqitje të dheut për shkak të reshjeve të dendura gjatë gjithë vitit./ AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne