Indonezi, rritet në 89 numri i viktimave nga përmbytjet në Papua

Numri i të vdekurve në përmbytjet në Indonezinë lindore është rritur në 89 të martën, sipas Agjencisë Kombëtare për Menaxhim me Katastrofa, raporton Anadolu Agency (AA).

Zëdhënësi i Agjencisë indoneziane për Menaxhim me Katastrofat (BNPB), Sutopo Purwo, në një deklaratë me shkrim konfirmoi se 159 persona janë plagosur në vërshimet që goditën Jayapuren, kryeqytetin e provincës Papua.

Po ashtu rreth 74 njerëz llogariten si të zhdukur pas vërshimeve nga të cilat u ndikuan 12,000 njerëz.

Përmbytjet përfshinë më së shumti rajonin Sentani, tha Nugroho, me 82 persona të vdekur.

Së fundmi 7 persona humbën jetën nga rrëshqitja e dheut në rajonin Ampera, tha ai.

Në operacionet e kërkim-shpëtimit janë angazhuar 613 persona, ka thënë Nugroho.

Janarin e kaluar 68 njerëz humbën jetën nga fatkeqësia që goditi ishullin Sulawesi, të shkaktuar nga reshjet e dendura që pasuan përmbytje dhe rrëshqitje dheu./ AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne