Indonezia premton mbështetje për çështjen e Palestinës dhe Arakanit

Presidenti i Indonezisë, Joko Widodo premtoi mbështetje për zgjidhjen e krizës humanitare në Palestinë dhe Arakan.

Sipas lajmit të gazetës “Kompas”, Widodo zhvilloi një takim me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres në kuadër të samitit të 35-të të Asociacionit të Shteteve të Azisë Juglindore (ASEAN) i cili zhvillohet në kryeqytetin e Tajlandës, Bangkok.

Në takim Widodo tha se Indonezia dëshiron të kontribuojë në mënyrë aktive në zgjidhjen e krizave humanitare në Palestinë dhe për refugjatët muslimanë të Arakanit që kanë emigruar nga vendi i tyre për shkak të spastrimit etnik dhe dhunës në Mianmar. Palët gjithashtu theksuan se shpresojnë që të arrihet një zgjidhje për të dyja çështjet.

Ndërkohë edhe Guterres ka shprehur falënderime ndaj Indonezisë për kontributet që ka siguruar në kërkim të zgjidhjes së çështjes së Palestinës dhe Arakanit./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne