Integrimi i Shqipërisë/ Me shishe vere dhe mish në tavolinë, eurodeputeti Fleckenstein negocion me zv. ministren Voda për fatet e vendit

Knut Fleckenstein, raportuesi i Parlamentit Evropian për Shqipërinë, i cili ditë më parë erdhi në Shqipëri dhe negociatat për integrimin i bëri mes përqafimeve të përzemërta që publikoi me politikanet shqiptare, meqë është në ditët e fundit të mandatit të vet si eurodeputet, nuk mund të harxhojë kohën kot. Dje, eurodeputeti Knut Fleckenstein i vazhdoi negociatat e integrimit për Shqipërinë edhe me zëvendësministren e drejtësisë, Teuta Voda, kësaj here jo në mjediset e Parlamentit Evropian, as në ndonjë institucion tjetër të BE-së, por …me 2 shishe vere mbi tavolinë, në prani edhe të bërxollave, sallatës ruse… Vetë zëvendësministrja e Drejtësisë Teuta Vodo ka publikuar këto negociata me Knut Fleckenstein, në shoqërinë e dy shisheve vere (natyrisht e kuqe, ngjyra e socialdemokracisë evropiane), duke shkruar në rrjetin e saj social: “Kënaqësi e veçantë diskutimi me Knut Fleckenstein sot mbi ecurinë e mëtejshme te së ardhmes tonë, e cila kërkon dialog dhe bashkëpunim.” “Përkushtimi që kemi treguar deri më sot për t’i shërbyer identitetit tonë nuk do të kthehet asnjë hap mbrapa.”. Besoj se edhe eurodeputeti Knut është dakord që nuk mund të kthehet asnjë shishe vere mbrapsht, për të mirën e integrimit të Shqipërisë në BE.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne