“Investoni në Shëndet Publik”, Petrit Vasili këshillon qeverinë si të vërë nën kontroll Covid 19

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili, përmes një statusi në rrjetet sociale i tregon qeverisë mënyrën për të vënë në kontroll pandeminë e Covid 19.

Sipas tij, vetëm me investime në Shëndetin Publik kontrollohet virusi

STATUSI I PLOTE

Qeveri e KM Investoni ne Shendet Publik dhe Pandemia do te vihet shume shpejt ne kontroll!
Investime ne shendet publik, kyçi i perballimit te Pandemise!!

Investimi ne shendet publik ne teresi dhe mbi te gjitha ne Institutin e Shendetit eshte pika kyce per te menaxhuar pandemine.

Pa rritur intensivisht kapacitetet laboratorike testuese dhe aftesine e perpunimit te te dhenave, pandemia do te kete nje menaxhim kaotik, te pa shenjestruar dhe pa aftesi prognozimi.
Investimet duhet te jene te shpejta dhe me peshe sepse situata eshte emergjente dhe duhen kryer testime te bollshme pa te cilat nuk mund te ndertohet asnje model epidemiologjik qe mundeson racionalizimin e nderhyrjeve dhe targetimin e tyre.

Pa ekstension te teknologjive ne rrjetin e institucioneve qe udheheqin procesin si ISHP etj eshte absolutisht e pamundur te perballohet situata.

Stresi dhe demotivimi per shkak te mbingarkeses do te ule pashmangshmerisht kapacitetet dhe cilesine.
Eshte fakt se institucioni me i rendesishem ne vend Instituti i Shendetit Publik perballon situaten me te njejtin Laborator te ngritur ne fundin e vitit 2010 ne rastin e Epidemise se Gripit te Derrit.
Numrat jane gjithnje ne rritje dhe prognoza e pandemise nuk mund te trajtohet si oroskop.

Ndaj nje masterplan investimesh me ne qender Institutin e Shendetit Publik eshte rruga e vetme e pashmangshme.

Trajtimi i Pandemise strategjikisht duhet te orientohet nga mekanizmat, qe orientojne veprimet ne nivel vendi sic jane ISHP dhe Drejtorite Lokale te Shendetit Publik.

Situata nuk pret me.

Qeveri e kryeminister Investoni ne Shendet Publik dhe Pandemia do te vihet shume shpejt ne kontroll./tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne