Irak – Numan: Vazhdon puna për ndërtimin e naftësjellësit “Kirkuk-Ceyhan” me Turqinë

Në një intervistë me korrespondentin e gazetës zyrtare irakiane “Al-Sabah”, Numan theksoi se ndërtimi i naftësjellësit “Kirkuk-Ceyhan”, i cili erdhi në rend të ditës pas çlirimit të Mosulit nga pushtimi i organizatës terroriste DAESH në vitin 2017, po vijon me ritme të shpejta.

Duke theksuar se naftësjellësi që po ndërtohet si rezultat i negociatave me Turqinë, nuk do të kryqëzohet me tubacionin ekzistues që kalon nga Administrata Rajonale Kurde e Irakut (KRG), zv/ministri irakian për Naftën sqaroi se kapaciteti transportues i linjës së re do të jetë rreth 1 milionë fuçi në ditë.

Tubacioni “Kirkuk-Ceyhan”, ndërtimi i të cilin pati nisur në vitin 1973 falë një marrëveshjeje ndërqeveritare Turqi-Irak, hyri në shërbim zyrtarisht në vitin 1987.

Disa herë në shënjestër të grupeve të armatosura pas pushtimit të Irakut nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës në vitin 2003, naftësjellësi në fjalë doli jashtë përdorimit pasi kontrolli i Mosulit ra në duart e terroristëve të DAESH-it në qershor 2014.

Meqenëse organizata terroriste në fjalë mbante nën kontroll pjesën kryesore të gjurmëve të naftësjellësit në territorin e Irakut, Bagdadi ndërpreu eksportin direkt në drejtim të Turqisë.

Ndërtimi i një tubacioni të ri për transportimin e naftës së nxjerrë nga puset në Kirkuk dhe disa zona të tjera të vendit drejt tregjeve botërore nëpërmjet Turqisë u ngrit në rend të ditës vetëm pas spastrimit të terroristëve të DAESH-it nga Iraku./trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne