Irak – Sulmi i DAESH-it në provincën Dijala u merr jetën 4 ushtarë irakianë

Në një pritë të vënë nga organizata terroriste DAESHnë provincën Dijala në lindje të Irakut janë vrarë 4 ushtarë irakianë dhe u plagosën 7 të tjerë.

Sipas informatave të marra nga burimet ushtarake, bëhet e ditur se një njësi ka rënë në pritën e vendosur nga terroristët e DAESH-it në rajonin Karatepe në nënprefekturës Hanikin.

Në luftimet e dala u vranë 4 dhe u plagosën 7 ushtarë të tjerë.

Mësohet se në vendin e ngjarjes janë dërguar përforcimet ushtarake.

Në qershor të vitit 2014, organizata terroriste DAESH vuri nën kontroll një të tretën e territorit të Irakut, me në krye Mosulin.

Në dhjetor 2017, forcat irakiane të sigurisë në masë të madhe arritën të rimarrin territoret e pushtuara.

Edhe pse organizata terroriste DAESH është larguar nga rajoni dhe janë rimarrë qytetet e pushtuara, kjo organizatë vazhdon të sulmojë zonat rurale të provincave Kirkuk, Dijala, Mosul, Salahaddin dhe Anbar./trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne