‘Iraku nuk do t’i shërbejë interesave të SHBA-së’

Politikani irakian Ibrahim Rukabi, i cili vlerësoi reagimin e Uashingtonit ndaj deklaratës së kryeministri irakian Haydar al-Ibadi se nuk do të pajtohet me sanksionet ndaj Iranit, tha se Bagdadi nuk do t’i shërbejë interesave të Shteteve të Bashkuara.

Duke folur për Sputnik, Rukabi u shpreh: “SHBA-ja ka probleme në marrëdhëniet me Iranin. Për shkak të marrëveshjes bërthamore, tani ekziston një tension, por kjo nuk do të thotë që Iraku duhet të prishë marrëdhëniet e tij me Iranin. Irani është fqinji ynë dhe nëse ne i japim fund marrëdhënieve tona, atëherë do të përjetohet një krize të madhe.”

Rukabi cili tha se SHBA-ja ka shantazhuar haptazi, theksoi se do të ishte jashtëzakonisht e dëmshme dhe e gabuar që Iraku të veproj ashtu siç dëshiron SHBA-ja.

Rukabi gjithashtu vuri në dukje se Irani është një nga partnerët më të mëdhenj tregtarë të Irakut, duke theksuar se mbështetja e Teheranit në luftën kundër terrorit nuk mund të harrohet.

‘IRAKU NUK ËSHTË NJË VEND KOLONIAL’

Fjalimin e tij, Rukabi e vazhdoi kështu: “Iraku tani është në një situatë të rëndë ekonomike. Lufta kundër terrorit ka mbaruar vetëm para pak kohësh, ka pasur shumë të vdekur, dhe vetëm kostoja e shkatërrimeve ka arritur në 120 miliardë dollarë. Ne nuk do t’i shërbejmë më interesave të Shteteve të Bashkuara, ne nuk jemi vend kolonial. Nuk do t’i ndërprejmë marrëshëniet tona me Iranin. Dhe presim që qeveria t’i vë pikën kësaj pune.”

Burimi : Sputnik News / ML

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne