Një ushtar iranian vrau pesë nga shokët e tij ushtarë të dielën në provincën jugore të Kermanit, tha një komandant i ushtrisë.
Incidenti ndodhi kur një nga ushtarët hapi zjarr ndaj shokëve të tij brenda kazermës, tha Amir Gholamaliyan, komandanti i Komandës Rajonale Juglindore të Ushtrisë iraniane, sipas agjencisë shtetërore të lajmeve IRNA.
Motivi i sulmit nuk dihet ende, ndërsa janë marrë masa për arrestimin e sulmuesit i cili u largua nga vendi i ngjarjes, shtoi ai./AA