Iran-Turqi do të bëjnë operacion të përbashkët kundër PKK-së

Në një konferencë për gazetarët në Teheran Husejin Zylfikari bëri deklarata edhe në lidhje me sigurinë e kufijve të Iranit.

Me Turqinë kemi hedhur shumë hapa të mirë për mbrojtjen e përbashkët të kufirit, tha ministri Zylfikari, ndërsa shtoi: “Në kufirin Turqi-Iran do të bëjmë operacion të përbashkët. Në përgjithësi në kufi nuk ka problem”.

Kurse ministri i Punëve të Brendshme të Turqisë, Sulejman Sojllu (Süleyman Soylu) në deklaratën që kishte bërë më 6 mars kishte thënë se me Iranin po bënin një bashkëpunim të rëndësishëm.

“Bashkë me Iranin do të bëjmë operacion kundër PKK-së. Për një kohë të gjatë teza e shtetit turk është bërja e një operacioni të përbashkët”,- kishte thënë ministri Sojllu./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne