Irani shprehet se është i gatshëm për të ndihmuar vendet mike me teknologjinë ushtarake

Më parë, Ministria e Mbrojtjes iraniane njoftoi planet për të riparuar dhe për të prodhuar më shumë se 700 tanke, duke përfshirë Karrar (Sulmues), plane të cilat do të rrisin fuqinë e saj të mbrojtjes.

Gjenerali Kiomars Heidari, komandant i forcave tokësore të ushtrisë iraniane, ka shprehur gatishmërinë për të ndihmuar vendet mike dhe vëllazërore mbi përmirësimin e teknologjisë ushtarake, duke pasur parasysh arritjet më të fundit të Iranit në industrinë e mbrojtjes.
Heidari theksoi se cdo ide e mirë ndihmon në prodhimin dhe përmirësimin masiv të teknologjisë ushtarake, ndërsa Forcat e Armatosura të Iranit vazhdojnë të thellojnë ndërveprimin e tyre me kompanitë e mbrojtjes.

Sugjerimet e tij erdhën pas një ekspozite mbrojtëse të hapur në Teheran të hënën për të shfaqur pajisjet më të avancuara ushtarake, të zhvilluara në bashkëpunim me kompanitë e njohura të vendit.
Pikat kryesore të ekspozitës përfshinin një mjet të aftë për të transportuar mallra, një kuti municioni kundër zjarrit, të papërshkueshëm nga uji, si dhe një sistem komandimi dhe kontrolli për rrjetet e telekomunikacionit.

Muajin e kaluar, Tasnim citoi një zëdhënës të Ministrisë së Mbrojtjes të Iranit të thoshte se Ushtria iraniane dhe Rojet e Revolucionit Islamik (IRGC) do të marrin deri në 800 tanke të ndërtuara brenda vendit, duke përfshirë Karrar (sulmues) i cili është sidomos i njohur për fuqinë e tij të zjarrit, saktësinë dhe lëvizshmërinë.

Më herët, Ministri iranian i Mbrojtjes Amir Hatami vuri në dukje se “Forcat e Armatosura të vendit, të cilat gëzojnë pajisje moderne dhe të avancuara, janë plotësisht të përgatitur për të dhënë një përgjigje dërrmuese ndaj çdo agresori keqdashës”. Vitet e fundit kanë parë Iranin duke bërë përpjekje të mëdha në sektorin e mbrojtjes dhe arritjen e vetë-mjaftueshmërisë në prodhimin e pajisjeve të sofistikuara ushtarake. Teherani ka theksuar në mënyrë të përsëritur se fuqia e saj e mbrojtjes nuk përbën kërcënim për vendet e tjera dhe bazohet në doktrinën parandaluese.

Burimi: The Iranian/ Gazeta impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne