Iraniani Gholam Shekari është gjallë në Burgun e Tiranës

Nga GJERGJI THANASI

Sic kemi njoftur më parë lexuesit z. Gholam Shekari një ish anëtar i Kultit Rajavi gati një muaj më parë u zhduk pa lënë gjurmë. Kishte vetëm dëshmi të tërthorta që ishtendaluar (arrestuar) nga policia shqiptare. Flitej se bashkë me të ishte kapur edhe një shtetas afgan, i hyrë ilegalisht në Shqipëri, por nuk kishte prova apo deklarata zyrtare nga policia shqiptare, se ku gjendej z. Shekari. Për shkak të lidhjeve simbiotikepolici shqiptare me Organizatën ish terroriste MEK, normalisht lindte frika që z. Shekari mund t’i ishte dorëzuar kësaj organizate… (për më shumë në linkun: https://www.ashraf-news.com/al/4006/Zhduket-njw-defektor-i-organizatws-ish-terroriste-MEK).

Pasi e investigova personalisht më në detaje këtë zhdukje të Z. Glolam Reza Shekari, arrita të zbuloj se z. Shekari ishte nën masën e sigurisë arrest me burg dhe mbahej në burg në Tiranë. Në dokumentet, që shoqërojnë shkrimin e keni të plotë vendmin e gjykatës për vendosjen e masës së sigurisë arrest me burg për Z. Shekari.

Në datën 13, 9, 2020 në Gjykatën e Tiranës me gjykatës Kreshnik Omarin dhe prokurore Anila Galanxhi (Papa) u mbajt gjyqi për vendosjen e masës së sigurisë për z. Gholam Shekari dhe për iranianin Hamit Gholam Sajat. Z. Hamit Gholam Sajat akuzohet për kalim të paligjshëm kufiri si edhe për përdorim dokumentesh të falsifikuara, ndërsa Z. Shekari akuzohet për dhënie ndihme për kalim të paligjshëm kufiri.

Vendimi i gjykatësit Omari është thjesht një pacavure. Në të ka gafa të dukshme e të turpshme. Psh. z. Shekari një herë quhet iranian, dhe në të njejtin vendim më pas na del algjerian (SIC!). Z. Shekari akuzohet për dhënie ndihme për kalim ta paligjshëm kufiri, kur gjatë gjyqit rezultoi, që z. Shekari e kishte marrë me makinë Z. Sajat në Hotel  RELAX në Korcë. Më pas ai e ka strehuar në banesën e vet z. Sajat dhe të nesërmen e ka cuar me makinën e vet në Terminalin e Autobuzëve të Veriut, ku z. Sajat do merrte autobuzin për në Shkodër. Mjafton ky deklarim i gjendur në vendimin e dhënë nga gjykatësi Omari për të hedhur poshtë vendimin e z. Omari për z. Shekari. Korca është nja 30 km larg kufirit me Greqinë. Si e paska ndihmuar z. Shekari  këtë z. Sajat për të kaluar kufirin greko-shqiptar, kur ata janë takuar në Korcë 30 km larg nga kufiri?!??!?! OPGJ-ja i paaftë i policisë shqiptare do bënte mirë të ndërronte figurën e krimit për të cilën akuzon Z.Shekari. Fjala vjen mundej fare mirë ta akuzonte z. Shekari për përkrahje pas kryerjes së krimit, dmth kishte ndihmuar bashkëkombësin e vet pasi z. Sajat e kishte kaluar në mënyrë të paligjshme kufirin nga Greqia në Shqipëri. Kuptohet edhe kjo akuzë hidhet lehtësisht poshtë, sepse nuk provohet “ MENS REA” (sic thoshte latini) nga ana e z.Shekari për këtë shkelje të supozuar të ligjit shqiptar.

Në vendimin e gjykatësit Omari gjen edhe “xhevahire” të tjera si psh. një nga avokatet e marra kryesisht nga gjykata ka qenë objekt hetimi nga zyra antikorrupsion (padia e shtetases Nevila Kasa ,26 vjece në v. 2012). Përkthyesi i përdorur në këtë process gjyqësor vite më parë nuk ka marrë dot provimin për tu regjistruar në një universitet iranian, sepse nuk kishte njohuri të mjaftueshme në gjuhën Farsi (persisht) etj. etj.

E rëndësishme është që z. Shekari është gjallë! E rëndësishme është po ashtu që njëlloj si në rastin e iranianit Ehsan Bidi policia dhe gjyqësori shqiptar i bënë “qokën”, favorin e rradhës një shtetaseje apolide dhe apatride të quajtur Miriam Rajavi, e cila aktualisht kryeson Organizatën ish terroriste,/ashrafnews

GJERGJI THANASI

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne