Shqiperia

Ish-krahu i djathtë i Veliajt ‘vë në lojë’ Ramën: Ja si do të duket flamuri i ri pasi hoqëm vulgarin

Ish-kryebashkiaku i natës në Tiranë, Briken Fejzullai, i cili është dhe një nga miqtë e ngushtë të Erion Veliajt, ka vënë në lojë kryeministrin Edi Rama lidhur me heqjen e simbolit të Shqiponjës nga zona në afërsi të doganës.

Fejzullai duke përdorur mirëmëngjesin e famshëm të Ramës, ironizon me kryeministrin duke e shndërruar shqiponjën në një gjethe kanabisi, duke qenë se kjo e fundit jo pak herë është parë si simbol i qeverisjes Rama, duke kujtuar këtu kanabizimin e vendit gjatë drejtimit të ministrisë së brendshme nga Saimir Tahiri.

“Mirëmëngjes të dashur miq! Dhe me këtë imazh të ri të flamurit tonë kombëtar, i cili zëvendëson atë vulgarin që kishim, ju uroj një ditë të mbarë! ~ SKËNDERBEU II @edirama.al”, shkruan Fejzullai në reagimin e tij.

Rama është përballur më një sërë reagimesh të forta në rrjetet sociale gjatë ditëve të fundit, për shkak të thënies së tij se Shqiponja në hyrje të kryeqytetit ishte një simbol vulgar që duhej hequr njëherë e mirë.

Ai madje është akuzuar se ka përdhosur simbolet kombëtare, njësoj siç bënë pak ditë më parë ekstremistët grekë në zonën e Bularatit.

Çfarë shkruante Rama për Shqiponjën që irritoi ndjekësit: Kurrë vulgariteti s’kishte hipur me më shumë prepotencë në një piedestal, se sa në rastin e kësaj “shqiponje” në mesin e një skenografie pseudoklasike prej hyrjeje në kazino, që natën e bënte hyrjen e Tiranës si skenën e një filmi nga një tregim i Edgar Alllan Poe-s! Më në fund.

Kadriu ati, biri dhe shpirti katran, paskan marrë në mbrojtje nga unë shqiponjën e flamurit, ndërsa unë kam folur për shfytyrimin vulgar të asaj shqiponje, të shkulur nga flamuri e të ngulur mu në hyrje të Tiranës prej kadrinjve pa din e iman, që nga shëmtia u vjen e tërë kënaqësia.

OPINIONE