Ish-ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj thirret në SPAK!

Ish-ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj është thirrur këtë të premte në Prokurorinë e Posaçme.

Sipas burimeve për mediat, Lleshaj është thirrur në cilësinë e personit që ka dijeni për një çështje nën hetim nga SPAK. Prokuroria e Posacme po kryen hetime pas dyshimeve për abuzime me tenderat në kohën kur Lleshaj drejtonte Ministrinë e Brendshme.

Dy vite më parë në Malësinë e Madhe 14 persona janë arrestuar në radhët e policisë së Shkodrës, efektivë dhe ish-efektivë. Shkak për këtë janë bërë akuzat për abuzim me tenderin e rikonstruksionit të godinës së komisariatit të Malësisë së Madhe. Inaugurimi erdhi pas përfundimit të punës për rikonstruksionin e godinës ku mori pjesë në atë kohë edhe ish-ministri Sandër Lleshaj./BW

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne