Ish-mjeku i UÇK’s i ‘godet’ fort Ramushin, Hashimin, Kadrinë dhe Albinin!

Ish mjeku i UÇK’s, Liri Loshi ka reague mbas deklaratës së Kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinajt i cili ka deklarue se marrëveshja e ratifikueme na obligon me i ba korrektimet në drejtim të Çakorrit.

Ai në postimin e tij në Facebook ka thanë se marrëveshja e ratifikueme nuk obligon kurrkënd për kurrfarë korrigjimi dhe se asht Kushtetuta ajo që obligon për përgjegjësitë e pushtetarëve ndaj sovranitetit dhe integritetit terriotirial të vendit.

 

Postimi i plotë

 

Ky njeri e ka nje problem, ose nuk e di çka flet, ose është fort genjeshtar dhe hipokrit.

Marrveshja e ratifikuar nuk obligon kurrkënd për kurrfarë korrigjimi. Është Kushtetuta ajo që obligon për përgjegjësitë e pushtetarëve ndaj sovranitetit dhe integritetit terriotirial të vendit.

Ramushi ka pasur një kauzë tjetër, atë që dje e mbrojti përseri me gaz e tym Vetëvendosja.

Është pra e njëjta kauzë që me gaz e tym a mbronte edhe Ramushi. Atë kauzë ai e ka brakstisur me ditën që iu bashkua PDK-së dhe e ka shkelur me krejt deputët e tij dje në Kuvend.

Dhe mirë që e ka bërë këtë, sepse ishte “kauzë” për të ardhur aty ku është tash, në postin e kryeministrit.

Por, aman pusho të na ofendosh intelegjencën tani! Në jetën normale do të thosha se vetëm idiotët mund të bijnë pre e mashtrimit të imbecilëve.

Por, në Kosovë ngjet edhe e kundërta, që njerëzit me inteligjencë normale të bijnë pre e lojës retorike të imbecilëve!

 

Kosovës duhet uruar rrugën për Evropë! Pa Ramushin! Pa Hashimin! Pa Kadrinë! Albini e ka përjashtuar veten! Popull, me këta njerëz dhe me të tillët si këta, ju mundeni vetëm të shetiteni në Evropë, mbase disa nga ju mund të bëni edhe kontrata pune dhe nëse kjo ju shkrepë mund edhe të emigroni atje me fëmijët tuaj.

Por jo më shumë. Me këta njerëz nuk do ta keni Kosovën në Evropë, as Evropën në Kosovë. Këta njerëz nuk i do Evropa, nuk i do bota normale. Prandaj nuk i dua as unë.

Nuk është që i urrej, por po t’ i doja nuk do të isha njeri normal!

I doni ju? Aty i keni. Mbani në pushtet dhe në politikë derisa të jenë gjallë.

Mbase fat tjetër as nuk meritoni! Ata ngritën mbi apatinë dhe indolencën tuaj. Mbi servilizmin dhe nënshtrimin tuaj.

Kurse juve ju mbetet të vegjetoni nën sundimin e tyre.

Sepse, që të katrit, nuk dinë të bëjnë gjë tjetër pos të sundojnë! Demokracia ofron gjera shumë më të bukura se sundimi, sepse ofron të drejtën dhe mundësinë për të mos qenë i sunduar.

A e keni provuar ju një mundësi të tillë?! Unë them se jo. Do ta përjetoni vetëm atëherë kur nuk do të ju sundojnë komandantët dhe imbecilët.

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne